Anësori kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se natyrisht që do të udhëtojë me skuadrën e Liverpoolit drejt Beogradin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdes, pas paralajmërimeve se e pret një natë e vështirë në kryeqytetin serb për shkak të zemërimit që ua shkaktoi serbëve në Kupën e Botës në Rusi.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Serbisë më 6 nëntor, për ndeshjen e Grupit C kundër Crvena Zvezdes në Ligën e Kampionëve, shkruan Express.

Shaqiri i tërboi serbët pasi e festoi duke e bërë shqiponjën dykrerëshe – simbolin e ngjashëm me atë në flamurin kombëtar shqiptar – golin e vonshëm që ia siguroi fitoren Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës gjatë verës në Rusi.

Kjo nënkupton se paraqitja e mundshme e Shaqirit në stadiumin e Zvezdes “Marakana”, është bërë temë e madhe diskutimi në Beograd që prej hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve.

Ama, kjo s’i lë përshtypje Shaqirit, i cili ka thënë se nuk ia ka frikën askujt, as pas paralajmërimeve edhe të drejtorit të përgjithshëm të Zvezdes, Zvezdan Terzic, i cili tha kohë më parë se Shaqirin e pret një natë e vështirë dhe plot presion, por insistoi se klubi i tij do të sigurohet që çdo gjë të kalojë mirë dhe sigurt.

“Nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, ama nuk ia kam frikën askujt!”, Shaqiri ka thënë pas humbjes së Zvicrës ndaj Anglisë 1-0 në një ndeshje miqësore të martën mbrëma.

Por a do ta ketë rastin Shaqiri të luajë në këtë ndeshje sado pak? Në katër ndeshjet e para të Liverpoolit në Premierligë, shqiptari i Zvicrës dy herë u fut nga stol në minutat e fundit dhe dy herë tjera u mbajt vetëm në stol.

Megjithatë, ai thotë se është i kënaqur dhe se po punon mirë çdo ditë.

“Jam i lumtur kur shoh çfarë lojtarësh nuk ia dalin të futen as në stol. Duhet të punoj fort çdo ditë në stërvitje për ta treguar veten. Kam marrëdhënie të mira me trajnerin dhe gjithë të tjerët”, tha Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here