Shala: “Nëse presidenti nuk e dekreton ligjin për paga, SBASHK nuk është kundër”

0

Ligji për paga në Kosovë që është miratuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar ka hasur në shumë reagime.

Kundër këtij ligji janë shprehur sindikata dhe akterë të tjerë që janë kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mos bëj dekretimin e këtij ligji.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë nuk ka bërë asnjë kërkesë pranë Presidencës së Kosovës për mos dekretim të projektligjit për paga.

“Nëse presidenti i Kosovës nuk e dekreton ligjin për paga, SBASHK nuk është kundër”, tha Shala sot në INFO 3 LIVE në RTK3. Ajo bëri dije se ka disa pakënaqësi tek mësimdhënësit. ‘Mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në ligjin e pagave”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here