Serwer: Haradinaj nuk ka kurajën për të ratifikuar Demarkacionin

0

Eksperti i cështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka kurajën për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.

“Besoj se mënyra më e mirë për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit, është që kryeministri Ramush Haradinaj të ndryshojë qëndrim për këtë marrëveshje, që është në kundërshtim me qëndrimet e tij që i kishte pa ardhur në pushtet”, ka thënë Serwer, përcjell Klan Kosova.

“Më duket se Haradinaj ka mungesë të kurajës që ta bëjë këtë. I dua politikanët me më shumë kurajë, dhe më pak mungesë të vullnetit për t’u marrë me çështje të mëdha”, ka thënë ai për Podgorica Victory.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here