Sërish pëson disfatë Arnold Gjergjaj, merr nokaut në raundin e tetë(VIDEO)

0

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj, ka pësuar humbje nga ai irlandez Sean  ‘Big Sexy’ Turner, njofton albinfo.ch.

Edhe pse meçi u zhvillua në Bazel dhe boksieri shqiptar kishte përkrahje të madhe, nuk ia doli të fitojë, duke pësuar nga irlandezi, i cili triumfoi në raundin e tetë. Ai e nokautoi shqiptarin në raundin e tetë, duke triumfuar në fund.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierë për Gjergjaj nga 32 meçe deri më tani.

Gjergjaj ishte stërvitur maksimalisht për këtë meç, madje ishte stërvitur edhe me Nuri Seferin, por nuk ia doli të triumfojë.

Me këtë fitore ishte shumë i kënaqur boksieri irlandez, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe.

Gjergjaj u pa se ende nuk ka arritur ta marr veten që nga disfata e majit të vitit 2016 nga David Haye, humbje e cila duket se po ia rrezikon seriozisht karrierën, dikur të pamposhturit “Kobra”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here