S’e deshi asnjë femër: “Jam gati të vdes dhe të vras ​​të gjitha femrat që më kanë refuzuar”

0

I virgjër,  në moshën 27 vjeç, ai ëndërronte të kishte një të dashur, por deri më tani gjërat i kishin shkuar keq. I zemëruar nga dështimet e tij, Cristopher Wayne Cleary bën në Facebook një status të tmerrshëm. Ai kërcënonte se do të vriste çdo femër që do ta refuzonte dhe pas postimit të dhunshëm, polica ndërhyn për ta arrestuar.

“Gjithçka që dëshiroja ishte një vajzë, jo një mijë –  shkroi  ai në postim – nuk pata kurrë një të dashur, jam ende i virgjër.  Jam duke menduar për të shtëna në një vend publik. Jam gati të vdes dhe të vras ​​të gjitha femrat që më kanë refuzuar”. Postimi u hoq menjëherë pas kësaj, pas fyerjeve dhe kërcënimeve nga përdoruesit që kishin lexuar, por policia e Denverit u alarmua, shkoi në gjurmët e tij dhe i vendosi prangat.

Cleary u tha oficerëve të policisë se ai kishte shkruar postin e ofendimit në një kohë kur ishte shumë i zemëruar dhe i hutuar:-“Nuk desha të bëja atë që shkrova”, iu tha ai  oficerëve. Por këta të fundit nuk u zbutën: sipas policisë në fakt plani i tij ishte i saktë dhe parashikonte gjithashtu vetëvrasjen e tij në një zonë ku askush nuk do ta gjente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here