Kombëtarja Albiceleste ka zhvilluar një Botëror jo të mirë dhe është eliminuar në 1/8 e finales.

Federata Argjentinase e Futbollit vendosi të konfirmojë Jorge Sampaolin si trajner, edhe për edicionin e Kupës së Amerikës, më 2019-ën, ndonëse ai nuk tregoi asgjë gjatë Kampionatit Botëror.

Vendimi u bë i ditur para pak orësh nga vetë federate, ndërsa shkaqet janë sa ekonomike, aq edhe sportive, pasi mungojnë alternativat.

Jorge Sampaoli ka një kontratë me Federatën Argjentinase dhe në rast shkarkimi do të duhet të dëmshpërblehet me 7 milionë euro.

Nga ana tjetër, për momentin drejtuesit e Federatës nuk kanë gjetur asnjë emër të përshtatshëm, për t’i besuar drejtimin e skuadrës në këtë moment të vështirë, kur pritet edhe rinovimi i ekipit.

Kujtojmë që Argjentina kaloi me shumë vështirësi grupet në Rusi dhe u eliminua në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht nga Franca me rezultatin 4-3.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here