Samiti i NATO-s në muajin korrik në Bruksel. Dy komuna refuzojnë të dërgojnë policinë lokale

0

Samiti i NATO-s do të mbahet në muajin korrik të këtij viti. Pasiqë selia e NATO-s ndodhet në Bruksel, është policia e Belgjikës e cila duhet të marrë përgjegjësinë e sigurisë. Por këtu ka dalur një problem, raporton televizioni VTM, përcjellë Portali Online.

Kërkesa e ministrit të Punëve të Brendëshme, Jan Jambon, për sigurimin e efektivit policor për sigurimin e Samitit, ka hasur në përgjigje negative nga një pjesë e efektivit policor, përkatësisht atij të komunës së Gand- it dhe Vilvord-it. Kjo përgjigje negative rezulton të jetë për arsye të “mungesës së efektivit të sigurisë” për të dy komunat.

Në këtë Samit parashikohet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Samiti parashikohet të mbahet më 11 dhe 12 korrik dhe duhet të jetë i siguruar nga 3500 agjent të sigurisë (policë). Policia Federale nuk posedon numrin e mjaftueshëm të policëve, dhe ka bërë kërkesë te policia lokale për të përmbushur 10 % të numrit të duhur me policë lokal. /Portali Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here