Salihu: Sfida me Maltën është vendimtare për pozitën e parë në grup

0

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, ka folur për ndeshjen e sontme mes Kosovës dhe Maltës.

Kosova dhe Malta do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, në një ndeshje ku “Dardanët” synojnë fitore.

Salihu tha se tashmë gjithçka është gati për ndeshjen Kosova-Malta. Ai e pranon se është i shqetësuar me rrjedhën e shitjes se biletave, por sipas tij, ka ardhur koha që biletat të shiten online. Salihu thotë se i vjen keq që nëpër disa qytete nuk ka pasur bileta për shitje për shkak të kapacitetit të vogël të ulseve që ka stadiumi “Fadil Vokrri”.

“Nuk e di situatën bash mirë, por duket se po vjen koha që biletat të jenë online. Disa qytete kanë pasur të drejtë që janë revoltuar pse nuk ka pasur bileta edhe në qytetet e tyre për shitje”, theksoi Salihu.

Ai mendon se sfida me Maltën është vendimtare për pozitën e parë në grup. Salihu thotë se Kosova ka një skuadër shumë të mirë.

“Sa i përket lojës mendoj se është vendimtar që të tregojmë se a jemi për vend të parë. Mendoj se kemi një ekip të mirë, por më çdo kusht nuk duhet të kërkojmë fitore”, pohoi Salihu.

Ai është i bindur se “Kosova do të ketë paraqitje të mirë në duel me maltezët”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 20:45.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here