Rreziku i ushqimeve të prishura, këshilla e mjekëve: Bëni pazar në mëngjes

0

Me rritjen e temperaturave shtohen rastet e helmimeve ushqimore, por më të shumta janë rastet e problemeve të shkaktuara nga ushqimet që dëmtohen nga të nxehtët. Mjeku i familjes Bujar Mema veçon rastet që hasen më shpesh këtë sezon.

“Rritje të lehtë të rasteve gastointerite. Pra, probleme me stomakun e zorrët, por jo helmime”, shprehet Bujar Mema, mjek familjeje.

Mjeku thekson edhe një faktor tjetër që nuk duhet nënvlerësuar në verë.

“Janë kondicionerët e makinave”.

Po si të mbrohemi nga ushqimet që dëmtohen gjatë verës. Doktor Bujari ka disa këshilla: “Bërja e pazarit në mëngjes herët për të shmangur efektet me kalimin e ditës”.

Në verë shtohet edhe meraku për cilësinë e produkteve, disa prej të cilave tregtohen në rrugë të ekspozuara ndaj mikrobeve dhe nxehtësisë. “Siç zgjedhin përqindjen e yndyrave, të bëjnë kujdes edhe në blerjen e produkteve”, thotë mjeku.

Doktor Bujari rekomandon një shpëlarje me ujë të rrjedhshëm të fruta perimeve.

“Dëgjojmë larje me sapun, detergjent enësh dhe sodë. Unë nuk di ndonjë material, që larja në këtë mënyrë bën mrekulli në larjen e produktin. Larja me ujë është e mjaftueshme”, thotë Bujar Mema.

Teksa pushojmë, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që një mori produktesh na tregtohen buzës së detit.

“Jam kundër blerjes së produkteve si akullore, kuleçë, midhje, që na serviren, pasi i kanë rënë lart e poshtë plazhit të ekspozuara në diell”, shprehet mjeku.(gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here