Ronaldo fiton Topin e Artë, barazon Messin

0

 

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka fituar “Topin e Artë” për herë të pestë në karierë. Futbollisti e mori çmimin prestigjioz në ceremoninë e organizuar në Kullën e Eiffelit në Paris. Kjo është hera e pestë që Ronaldo e fiton çmimin e “France Football” për futbollistin më të mirë të vitit, duke e barazuar rivalin e tij Lionel Messi. Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fitoi rresht këtë trofe. Në sezonin e fundit Ronaldo shkëlqeu duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe të La Ligës. Pas tërheqjes që trofeut, Ronaldo është deklaruar shumë i lumtur. “Jam shumë i lumtur. Është një moment fantastik. Kam pritur shumë për këtë”, ka deklaruar fillimisht Ronaldo, që ka barazuar Lionel Messin me trofe të Topave të Artë. “Ne patëm një sezon fantastik në Ligën e Kampionëve dhe në La Ligë. Trofetë të ndihmojnë të fitosh tituj individual”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here