Rikthimi i Zidane te Reali-12 milionë euro për sezon

0

Pas rikthimit në stolin e Realit të Madridit, është zbuluar edhe paga që do të përfitojë Zinedine Zidane i cili ka firmosur me Los Blancos deri në verën e vitit 2022. Edhe pse ka fituar 3 herë kompeticionin më të rëndësishëm për klube me Realin, UEFA Champions League, paga e Zidane nuk krahasohet aspak me ato të trajnerëve të tjerë me emër të madh si Guardiola apo Mourinho.

“El Confidencial” ka hedhur dritë për herë të parë në lidhje me pagën që Zidane do përfitojë në kontratën e re me “Los Blancos” deri në vitin 2022. Paga neto do të jetë 12 milionë euro dhe një seri bonusesh do jenë për francezin, që do e rrisin pagën e tij deri në fund të kontratës. Të ardhurat e tij do të ndikohen edhe në bazë të rezultateve që do të arrijë përgjatë këtyre tri viteve si trajner. Florentino Perez kishte arritur marrëveshjen me Jose Mourinho, por reagimi i lojtarëve bëri që portugezi të mos rikthehet në Madrid. Për të ishte programuar një pagë pothuajse sa dyfishi i Zidane, teksa tek Manchester United “Special One” përfitonte 20 milionë euro në sezon.

Një tjetër kuriozitet që ka zbuluar media spanjolle është se Zidane e filloi karrierën si trajner tek të rinjtë e Real Madrid me 2.5 milionë euro në sezon, kur fitoi Champions-in numër 11 për Real-in paga i shkoi në 5.5 milionë euro, ndërsa kur u largua ishte 7.5 milionë. Në katër vite si trajner Zidane ka shkuar nga 2.5 milionë në 12 milionë euro pagë si trajner.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here