Reprezentuesi amerikan i Kosovës, Doellman transferohet te gjiganti Anadolu Efes

0

Justin Doellman për tre vjet me radhë ishte basketbollist i skuadrës spanjolle, Barcelonës.

Por, basketbollisti amerikan ka arritur marrëveshjes me gjigantit e basketbollit turk, Anadolu Efes.

Me këtë të fundit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe do të paraqitet që prej takimit të radhës së Efesit.

Amerikani 32-vjeçar është bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës vitin e kaluar , ku ka luajtur në parakualifikimet e evropianit të 2017.

Doellman, së fundi nuk ka luajtur për Kosovën në parakualifikime për Kina 2019, pasi që ka qenë i lënduar.

Doellman ka luajtur në Ligën e Francës dhe atë të Spanjës, kurse para Barcelonës i ka mbrojtur ngjyrat e Valencias dhe si pjesë e këtij ekipi ka qenë MVP i Ligës së Spanjës ACB, MVP i EuroCup, fitues i EuroCup dhe dy herë anëtar i pesëshes së parë të kësaj gare.

Ndryshe, lojtari që i gjatë 202 centimetra ka pasur një mesatare prej dhjetë pikëve. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here