Polemikat për vendime të dyshimta ta referëve nuk janë shmangur as në nivelet më të larta të futbollit eurpopian, por rasti u fundit që vjen nga Serbia është vërtet qesharak.

Në sfidën mes Spartak Subotica dhe Radnickit të Nishit , që përfundoi me rezultatin 2-0 (Sprtaku Subotica siguroi pjesëmarrjen në Europa League), arbitri Srđan Obradović akordoi një penallti inekzistente për vendasit, pa një element minimal të ndërhyrjes së parregullt.

Rasti në fjalë ka shkaktuar një reagim të ashpër në Serbi, ndërkaq prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe burgosjen e referit.

Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, me urdhërin e prokurorisë së lartë publike në Novi Sad e kanë arrestuar referin Obradoviq, i lindur më 1976.

“Ai dyshohet se në ndeshjen e futbollit në Suboticë ndërmjet Klubit të Futbollit Spartaku dhe Klubit të Futbollit Radniçki duke shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare ka favorizuar ekipin vendës duke e vënë atë në pozitë më të favorshme në raport me kundërshtarin. Ndaj të dyshuarit është urdhëruar ndalimi për 48 orë, pas së cilës kohë do të ngritet padia penale dhe do t’i dorëzohet prokurorit kompetent”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më poshtë mund ta shihnin videon me penalltinë inekzistente:

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here