Haradinaj ta suspendojë taksën, sepse e ka arritur qëllimin

0

Naim Rashiti

Politika po dramatizon pa nevojë… Skena politike dhe liderët janë te ndërtuar tani me qe te dramatizojnë politiken dhe shkaktojnë debate dhe dëme përtej agjendës….. Politika e prirur te shkaktoje kriza ne çdo moment…

Peng nga grupet dhe interesat e njerëzve te fuqishëm ne politike, institucione, agjenci e borde te pavarura, ndërmerrje publike e sindikata, liderët po dramatizojnë zhvillimet rreth dialogut dhe marrëdhënieve me miqet, vizave etj.

Dialogu me Serbinë duhet te trajtohet si proces politik i cili mund te ketë epilog por me shume gjase edhe mund te mos ketë. Liderët duhet te flasin hapur për opsionet dhe qëndrimet e Vendeve kryesore dhe bisedojnë me vete se çka duan nga ky proces.

Kryeministri Haradinaj duhet te suspendoj taksen sepse ka arrite qëllimin, qe Amerika te jete e involvuar dhe tani me SHBA-te janë me te involvuara se kurrë….

Konferenca për përmbylljen e dialogut me Serbinë është menduar para një viti, fillimisht e propozuar dhe ofruar nga Presidenti Macron, por ajo do te mbahet vetëm nëse dialogu avancon dhe për këtë ende nuk dihet. Prandaj kërkesa e kryeministrit është ne kuadër te diskutimeve ndërkombëtare për këtë teme dhe asgjë kercenuese.

PDK dhe AAK duhet ta stabilizojnë qeverinë dhe merren me buxhetin, grevat e reformat dhe nëse se bashku me partie tjera dhe LDK e VV te bisedojnë për dy temat e mëdha…
Sot nuk ka asgjë me te rëndësishme se kalimi i buxhetit, arsimi, shëndetësia dhe reformat.

Nese subjektet duan te shkojnë ne zgjedhje atehere te ulem për tri tema: dialogun me Serbinë, reformat për reformimin e sistemit politik dhe administratës publike, ligjin për qeverinë, rregulloren e kuvendit dhe zgjedhjet. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here