Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

0

 

 RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

SULM

Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 12.10.2017-11-00. Viktima mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

 

KANOSJE

Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 12.10.2017-16-15. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka kanosur atë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Dritan Hoxha”, Prishtinë 12.10.2017-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (8-qese) në peshë totale 14.7 gramë. Në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Kishnarekë, Drenas 12.10.2017-14:46. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një objekt të pabanuar (afër shtëpisë) ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin e dyshuar granatë dore M59 në mënyrë të sigurt.

 

 

 

fillim  RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Bushincë, Novobërdë 12.10.2017-09:00. I dyshuari mashkull K/Serb derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe për pasojë lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë meshkuj K/Serbë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa njëri nga pasagjerët është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Shipashnicë e Epërme, Kamenicë 11.10.2017-18:35. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin pa incidente.

 

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fshati Semaj, Kaçanik 12.10.2017-19:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cal-7.65 mm, një karikator me 8-fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj 12.10.2017-08:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
  • Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj 12.10.2017 – 14:30.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. “Besim Shala”, Prizren 12.10.2017-09:30. Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor i një kompanie ndërtimi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë në zonën ashensorit dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari mashkull K/Shqiptar-mbikëqyrës i punimeve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM SIPAS URDHËRESËS NDËRKOMBËTARE

PKK-Vërmicë 12.10.2017-12:10. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare (të Gjermanisë) është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË DETYRË

Fshati Shtupel, Klinë 12.10.2017-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Njëri zyrtar i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Esat Mekuli”, Pejë 10.10.2017-16:00. Është arrestuar me 12.10.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur për motive të panjohura kishte sulmuar me një shufër metalike viktimën mashkull K-Shqiptar, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Caravik, Klinë 12.10.2017-17:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar të kategorisë N-9 në mënyrë të sigurt.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Ratkoc, Rahovec 12.10.2017-14:15. Njësitet policore gjatë kontrollit në një kafiteri kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Hysni Dobruna”, Gjakovë 12.10.2017-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim  RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim  RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE

Rr. “Nesiceva”, Zveçan 11.10.2017-20:00. Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se për shkaqe të panjohura është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Serb. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në stacion policor për 6 orë.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 027
Tiketa trafiku të shqiptuara 900
Arrestime 013
Në mbajtje 005
Në vuajtje të dënimit 002

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-se

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here