Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

0

 

 

RAJONI I PRISHTINËS

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

LËNDIM TRUPOR

  • Lagjja Emshir, Prishtinë 09.10.2017-21:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasati vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Ulpianë, Prishtinë 10.10.2017-19:15. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

 

SULM

Prishtinë 10.10.2017-15:05. Viktima mashkull shtetas zviceran ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull i cili ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Peran, Podujevë 10.10.2017-09:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK-47, një pistoletë, tre karikatorë dhe 66 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

KANOSJE/DËMTIM PRONE

Drenas 09.10.2017-22:35. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një grup personash ia kanë bllokuar rrugën dhe e kanë dëmtuar veturën e tij. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

KANOSJE

Rr. “Zeki Shylemaja”, Prishtinë 10.10.2017-13:00. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është fyer dhe kanosur nga disa të dyshuar të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

 

ZJARRVËNIE

Fshati Ballovc, Podujevë 10.10.2017-03:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla me ushqim bagëtish. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

 

ZJARR

Rr. “Nazim Gafurri”, Prishtinë 10.10.2017-14:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura Fiat me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, Gjilan 10.10.2017-10:20. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

  • Rr. “Ismajl Raka”, Kaçanik 10.10.2017-12:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 63.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
  • Rr. “Remzi Hoxha”, Ferizaj 10.10.2017-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 5.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

FAJDE

Leshan, Suharekë 2013-NN. Me 10.10.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë para në shfrytëzim me interes me një përqindje viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave tjerë. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 650€ dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Bellobrad, Dragash 10.10.2017-08:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 me dy karikatorë dhe 53 copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prizren 10.10.2017-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Gjinoc, Suharekë 10.10.2017-1:10. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “Wiliam Walker”, Prizren 10.10.2017-19:00. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

VENDOSJA E SKLLAVËRISË/KUSHTEVE TË NGJASHME ME SKLLAVËRINË/PUNËS SË DETYRUAR

Rr. “Beteja e Logjës”, Pejë 10.10.2017-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Lidhur me rastin është identifikuar viktima femër K-Shqiptare e cila është dërguar në strehimore. Me urdhër të prokurorit i dyshuar i dërgohet në mbajtje.

                                     

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Vitomiricë, Pejë 10.10.2017-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe dy pushkë (njëra ajrore). Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Rr. “Nikolla Teslla”, Pejë 10.10.2017-21:40. Është arrestuar i dyshuar i mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një plumb ndërsa arma nuk është gjetur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

DHUNË FAMILJARE-KANOSJE

Lagjja Firajë, Pejë 10.10.2017-11:00. Viktima femër K-Rome ka raportuar se është kanosur nga mbesa e saj e dyshuar e mitur femër K-Rome me një mjet të mprehtë (thikë). E dyshuara është intervistuar nga njësia përkatëse policore dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Junik 10.10.2017-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

SULM

Junik 10.10.2017-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU

Rr. “Bill Klinton”, Pejë 10.10.2017-19:00. Raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare përderisa ishte duke lëvizur me veturën VW Polo me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Sala dhe Hamit Jashari”, Skenderaj 10.10.2017-11:28. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë përkatësisht në lokal e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tetë copë fishekë ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Parku i qytetit, Mitrovicë 10.10.2017-16:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.55 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU

Fshati Josanica, Leposaviq 10.10.2017-13:45. I dyshuari mashkull K/Serb derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Serb (i mitur) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar.

 

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

         STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale 00
Aksidente me të lënduar 13
Aksidente pa të lënduar 22
Tiketa trafiku të shqiptuara 1005
Arrestime 19
Në mbajtje 08
Në vuajtje të dënimit 02

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here