Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

 

RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Babimoc, Obiliq 28.07.2018 – 12:15. Lidhur me rastin me 09.08.2018, pas një pune intenzive të njësisë së hetimeve të st.poilicor Obiliq është identifikuar dhe arrestuar i  dyshuari mashkull K-Rom në shtëpinë e tijë në fshatin Prilluzhë – Vushtrri  në lidhje me vjedhjën e kryer në në kultin fetar (kishën ortodokse) në fshatin Babimoc të ndodhur më datë 28.07.2018. I  dyshuari ka  pranuar se ka kryer këtë vepër penale. Pas konsulltimit me  prokurorin kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

KANOSJE

  • Rr. Beqir Gashi, Prishtinë 09.08.2018 – 19:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
  • Rr. Hyzri Talla, Prishtinë 09.08.2018 – 18:00. Është arrestuari i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull K-shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

 

LËNDIM TRUPOR

Lagjja Ulpianë, Prishtinë 09.08.2018 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.   

LËNDIM I LEHTË  TRUPOR  

Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 09.08.2018 – 22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me 28.07.2018 e kishte rrahur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VDEKJE E DYSHIMTË

Rr. Robert Doll, Prishtinë 09.08.2018 – 18:40. Është raportuar se viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar sulm kardiak dhe ka vdekur. Njësit përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË FAMILJARE

Podujevë 09.08.2018 – 10:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Raport shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Lagja “Qamëria”, Kamenicë 08.08.2018 – 22:50.  Në lidhje me rastin janë arrestuar tetë të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit kanë shkuar në mbajtje dhe katër të tjerë janë liruar.

 

DHUNË FAMILJARE

Gjilan 09.08.2018 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

KANOSJE

Gjilan 09.08.2018 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Serbisë pasi që i njëjti kishte kanosur ish gruan e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.           

 

Shtesë:

KANOSJE

 Rr. “Haqif Tetova”, Gjilan 08.08.2018 – 19:28. Lidhur me rastin me 09.08.2018 njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

 fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Varosh, Ferizaj 06.08.2017 – 23:50. Janë arrestuar dy meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kishin shkuar te shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe në oborr e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

KANOSJE

Ferizaj 09.08.2017 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur gruan dhe djalin e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Gërlicë, Ferizaj 09-08-2018 – 09:10. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare derisa ishte duke lëvizur, për shkaqe të panjohura humb drejtimin, rrokulliset dhe bie në hendek, ku si pasojë e aksidentit pëson lëndime trupore. Ë lënduara është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti duke u hetuar.

 

 

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Fsh. Shirokë, Suharekë 08.08.2018 – 02:50.  Gjatë një kontrolli nga policia është ndaluar një veturë me targa zvicerane dhe me kërkim të dokumenteve, i dyshuari (pasagjeri) mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë ka ofenduar dhe ka  tentuar ta sulmojë fizikisht. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Velezhe, Prizren 09.08.2018 – 15:10. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë AK-47 me një karikator pa fishek. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prizren 09.08.2018 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-Rom. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR 

Pika Kufitare Merdarë 09.08.2018 – 02:30.  Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje deri më 10.08.2018 që të dërgohet në seancë gjyqësore.

 

 

 fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR 

Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 09.08.2018  –  11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit nuk e kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin bërë rezistencë aktive ndaj tyre. Të dyshuarit me forcë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Transit, Pejë 09.08.2018 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që dyshohet së ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Është kontrolluar shtëpia mirëpo nuk është gjetur arma e zjarri apo ndonjë send i dyshuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

  • Rr. Petro Marko, Pejë 09.08.2018 – 01:00. Tre viktima meshkuj K-Shqiptarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi sipas tyre janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 
  • Rr. Fadil Ferati, Istog 09.08.2018 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje ka goditur me boksë të metalit viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranua tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë 09.08.2017 – 12:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 09-08-2018 – 00:20. Është arrestuar një mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull K-shqiptar e kishte goditur në kokë me dorezën e revoles. Viktimës iu është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Bardhaniqi, Gjakovë 09.08.2018 – 19:00. Vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturën e tij nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Vozitësi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Fsh. Maxhunaj, Vushtrri 09.08.2018 – 17:28. Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme private, për deri sa ishte duke bërë një lidhe të kabllorit ishte goditur nga rryma elektrike. Viktima është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë, ku më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

 

DHËNIE  MITOS

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 09.08.2018 – 14:35. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta i ka ofruar 50 euro në formë të mitos zyrtarit të Ministrisë së  Transportit në zyrën për patentë shofer ankuesit mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

GJETJE E MJETIT PASHPËRTHYER

Rr. e Selanikut, Mitrovicë 09.08.2018 – 18:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pa shpërthyer. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer. Nuk raportohet për ndonjë incident.

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fshati Banjë Zubin Potok 09.08.2018 11:30. Raportohet se në një rrugë alternative të kufirit nga drejtimi i Serbisë, në një veturë është hasur një person mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht pasi që ai nuk posedonte kurrfarë dokumenti me vete. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Statistikat e përgjithshme:
 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 018
Aksidente pa të lënduar 051
Tiketa trafiku të shqiptuara 1619
Arrestime 035
Në mbajtje 032
Në vuajtje të dënimit 000

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here