Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

RRËMBIM&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Llapashticë e Poshtme, Podujevë 12.06.2018-12:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, nën kërcënim të armëve kanë rrëmbyer dy viktima meshkuj K/Shqiptarë dhe i kanë dërguar në pyllin e fshatit dhe pastaj i kanë kthyer viktimat dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

SULM

  • Prishtinë 11.06.2018-12:00. Viktima femër K/Shqiptare me 12.06.2018 ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar-bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
  • Lagjja e spitalit, Prishtinë 12.06.2018-19:00. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se derisa ishte duke xhiruar me telefon, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

  • Parku i qytetit, Prishtinë 12.06.2018-15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Tek njëri i dyshuar janë gjetur 2.2 gramë, ndërsa tek i dyshuari tjetër 1.5 gramë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Rr. “UÇK-së” 12.06.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 75 copë tableta substancë e dyshuar narkotike e llojit LSD. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Rr. “Bajram Curri”, Prishtinë 12.06.2018-23:02. Në lokacionin e cekur është raportuar për hedhjen e një mjet të dyshuar shpërthyes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as dëme materiale. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dëshmi relevante qe lidhen me rastin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Prizren 12.06.2018-02:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

 

fillim  RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE&MOSPËRFILLJE E GJYKATËS

Rr. “Marie Shllaku”, Gjilan 12.06.2018-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte në seancë gjyqësore, ka prishur qetësinë në gjykatë. I dyshuari gjithashtu ka kanosur se disa çështje pronësore do t’i zgjedhë me forcë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Rr. “Enver Topalli”, Ferizaj 12.06.2018-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE

Ferizaj 12.06.2018-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një pikë kontrolli, ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. “Wesly Clark”, Prizren 12.06.2018-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, si dhe janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

  • Dragash 12.06.2018-16:10. Ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull K/Shqiptar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe rasti është duke u hetuar.
  • Fshati Billushë, Prizren 12.06.2018-21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar-këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK

Rr. “UÇK-së”, Pejë 12.06.2018-21:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që derisa gjendeshin në automjet, njëri prej tyre duke bërë vozitje të rrezikshme ka rrezikuar pjesëmarrësit në trafik. Me vendim të prokurorit automjeti u është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

VJEDHJE

Rr. “Mbreti Pirro”, Pejë 21.04.2018-04:30. Me 12.06.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur viktimës mashkull K/Shqiptar, ia ka vjedhur një ombrellë që shërben për hijezim të hapësirës në lokal. Ombrella i është kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

  • Rr. “Manastiri i Deçanit”, Deçan 12.06.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti kishte hedhur skaj rruge një armë automatike dhe të njëjtën e kishte gjetur KFOR-i. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar armën AK-47 me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Istog, Pejë 12.06.2018-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në brez, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim  RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Burgu i Smrekonicës 12.06.2018-14:15. Nga gardianët e burgut është vërejtur se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në këtë qendër, i njëjti nga dritarja ka hedhur substancë të dyshuar narkotike me peshë 0.74 gramë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.

ZJARRVËNIE

Fshati Samadrexhë, Vushtrri 12.06.2018-16:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e dyshuara femër K/Shqiptare i ka dhënë zjarrin një sasi ushqimi bagëtish. Rasti është duke u hetuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Dobërllukë, Vushtrri 12.06.2018-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku duke u përplasur me një motoçikletë, të cilën e drejtonte viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

fillim  RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 017
Aksidente pa të lënduar 012
Tiketa trafiku të shqiptuara 1147
Arrestime 019
Në mbajtje 012
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                           Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                          Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

             Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                          Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here