Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

 

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Tirana”, Prishtinë 16.05.2018 – 19:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga policia tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

KANOSJE

Fushë Kosovë 16.05.2018-19;35. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas shqiptimit të një kundërvajtje në trafik, kanë kanosur zyrtarin policor në detyrë mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VJEDHJE

Gjilan 09.05.2018 – 21:00. Njësia policore me datën 16.05.2018 ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar moshë e mitur meshkuj K-shqiptarë, të cilët kishin kryer disa vjedhje në lokacion të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. “Qarkore”, Gjilan 16.05.2018-23:30. Raportohet për aksident trafiku me përfshirjen e dy veturave me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima-vozitësi dhe bashkudhëtari i tij mashkull K/Shqiptar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal-Gjilan. Njëra nga veturat e aksidentuara si pasojë e goditjes së shtyllës elektrike është djegur në tërësi. Në vendin e ngjarjes kanë njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i KEDS-it.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM AKSIDENTAL

Kaçanik 16.05.2018 – 11:35. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, nxënës në shkollë të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar.

 

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj 15.05.2018 – 19:50. Njësia policore me datën 16.05.2018, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K-shqiptar, i cili kishte kanosur me pistoletë viktimën mashkull K-shqiptar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar pistoletë, me një karikator pa municion. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Ismet Jashari”, Prizren 16.05.2018 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në peshë 0.34 gr. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE

Rr. “Edit Durham”, Prizren 16.05.2018 – 11:20. Janë arrestuar dy të dyshuara femra Shqiptare/shtetase të R. Shqipërisë, pasi që në një qendër tregtare kishin vjedhur rroba të ndryshme me vlerë rreth 90 €. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. “Ukë Bytyqi”, Prizren 16.05.2018 – 12:40. Raportohet për aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital për tretman mjekësor.

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Zhuj Selmani”, Pejë 16.05.2018-23:10. Është ndalur vetura, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të veturës është gjetur dhe sekuestruar nën ulësen e vozitësit mashkull K/Shqiptar, një armë zjarri e me një karikator dhe nëntë (9) fishekë. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

KANOSJE

Rr. “Bardhyl Qaushi”, Gjakovë 16.05.2018 – 13:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë një seance gjyqësore kanë kanosur viktimën mashkull K-shqiptar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Raport shtesë:

SULM SEKSUAL

Mitrovicë 11.05.2018 – 00:30. Lidhur me rastin me datën, 16.05.2018 njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë të dyshuarin mashkull K-shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti është cilësuar si më lart.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

PKK-Vërmicë, Gjakovë 17.05.2018 – 00:25. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në hyrje nga territori i Shqipërisë të automjetit WV-Golf, me tabela vendore, është arrestuar i dyshuari vozitësi dhe tre bashkudhëtarët e tij meshkuj K/Shqiptarë. Në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 5.3 kg. Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit të DHTN-Prizren, për hetim të rastit.

 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 022
Tiketa trafiku të shqiptuara 1309
Arrestime 016
Në mbajtje 010
Në vuajtje të dënimit 000

Me respekt

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here