Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

PËRDORIMI I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Rr. “Ismail Dumoshi”, Prishtinë 15.05.2018-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE&KANOSJE

Rr. “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë 15.05.2018-12:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE

Rr. “Avdi Kelmendi”, Lipjan 15.05.2018-18:40. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi që të njëjtit kanë kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

ANP Adem Jashari, Prishtinë 15.05.2018-17:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Gjilan 15.05.2016-17:00. I dyshuari mashkull K/Shqiptar pronar i një ndërmarrje ndërtimore, gjersa ishte duke e rrënuar një shtëpi me eskavator, nuk ka marrë masa mbrojtëse dhe gjatë rrënimit ka dëmtuar pullazin e një shtëpie tjetër dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa shtëpi tjera. Me urdhër të prokurorit është arrestuar pronari i ndërmarrjes dhe drejtuesi i eskavatorit mashkull K/Shqiptar. Përveç dëmeve materiale nuk kishte lëndime në njerëz dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan 15.05.2018-13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.
  • Fshati Kozincë, Novo Bërdë 15.05.2018-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. “Imer Devetaku”, Shtime 15.05.2018-00:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.50 gram dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. “Ahmet Kaqiku”, Ferizaj 15.05.2018-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.87 gramë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM TRUPOR

Rr. “Tahir Sinani”, Shtime 15.05.2018-22:15. Tre meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje me pronarin e një kafiterie, të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. “Hafëz Ismail Haki”, Prizren 15.05.2018-12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. “Isamil Kryeziu”, Prizren 15.05.2018-09:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i njërës veturë, i cili ka marrë tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit.

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

SULM

Rr. “At Gjergj Fishta”, Pejë 15.05.2018-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Klinë 15.05.2018-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.6 gramë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Radac, Pejë 15.05.2018-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë bastisjes në pronën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 55 copë fishekë të kalibrit 7.62mm. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë 15.05.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 019
Aksidente pa të lënduar 030
Tiketa trafiku të shqiptuara 1110
Arrestime 015
Në mbajtje 006
Në vuajtje të dënimit 002

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here