Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

Zona Industriale, Prishtinë 15.04.2018 – 12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

PERSON I ZHDUKUR

Rr. “Xhafer Deva”, Prishtinë 10.04.2018 – 11:00. Ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull K-shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.

GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES

Rr. “Zekerija Cana”, Prishtinë 15.04.2018 – 15:18. Ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se përderisa ishin duke punuar në objektin e ish-TMK-së kanë gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e granatës së dorën në mënyrë të sigurt.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Vërmicë 15.04.2018 – 14:35. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje në stacionin policor.
  • PKK Hani i Elezit 15.04.2018 – 17:22. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTARË

Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, Gjilan 15.04.2018 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Gjilan 15.04.2018 – 07:30. Një i dyshuar mashkull K/Serb në ndikim të alkoolit gjersa ishte në stacion policor ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë me duar zyrtarin policor mashkull K/Shqiptar. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Brigada 128”, Prizren 15.04.2018 – 09:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me një kontest pronësor kanë plagosur viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë dhe gjatë kontrollimit të shtëpive kanë gjetur edhe 395 fishekë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Sopije Suharekë 15.04.2018 – 18:10. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupor ka pësuar vozitësi i motoçikletës K-shqiptar, i cili është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fshati Breskovik, Pejë 15.04.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

  • Burgu i Dubravës 15.04.2018 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 23 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
  • Fshati Klinafc, Klinë 15.04.2018 – 20:25. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër që të dytë K-egjiptianë, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 54.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe rreth 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuari janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Fshati Raushiq, Pejë 15.04.2018 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar roje në fabrikën, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer vjedhje në fabrikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Fshati Gllarevë, Klinë 15.04.2018 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. “Enver Musa”, Vushtrri 15.04.2018 – 18:40. Vozitësi mashkull K-shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM TRUPOR

Rr. “Zveçanit” 14.04.2018 – 23:14. Një mashkull K/Serb është arrestuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten K/Ashkalike dhe vajzën e tij K/serbe. Vajza kishte marrë lëndime të lehta trupore ku kishte marrë trajtim mjekësore. I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Rasti duke u hetuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fshati Rapq, Dragash 15.04.2018 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Dragash.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 013
Aksidente pa të lënduar 015
Tiketa trafiku të shqiptuara 974
Arrestime 015
Në mbajtje 009
Në vuajtje të dënimit 001

Me respekt:

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here