Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

  RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 

MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION

Drenas më 13.03.2018 12:00. Pas hetimeve të zhvilluara nga policia dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelorë në Prishtinë, janë identifikuar dhe  arrestuar dy të dyshuar një mashkull K –Shqiptar dhe një femër K-Shqiptare, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale  mundësim në prostitucion. Pas intervistonit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

 

KONTRABANDIM ME MALLRA

Prishtinë 13.03.2018-15:30. Me vendim të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast  janë gjetur dhe konfiskuar 12 (dymbëdhjetë) aparate të lojërave dyshohet të padoganuara. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë  të rregullt.

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Akllap-Lipjan 13.03.2018-15:35. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se në mes të fshatit Akllap dhe Sllovi, në ara, ka gjetur një mjet të dyshuar. Njësiti “EOD”-KFORI-it dhe FSK-ja, kanë  lokalizuar dhe identifikuar objektin e dyshuar. Bëhet fjalë për objektin shpërthyes “D8”, i cili është tërhequr nga FSK-ja në mënyrë të sigurt.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

  • Rr. “Ibrahim Rugova”, Lipjan 13.03.2018-01:10.  Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar  një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me disa filtera. Të dyshuarit  i është ofruar trajtim mjekësor pasi që i njëjti kishte disa shenja dhune ku njofton se është sulmuar nga një person i panjohur.  I dyshuari  është intervistuar dhe liruar.
  • Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë Prishtinë 13.03.2018-21:10. Nga njësiti policor është ndalur i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i janë gjetur 2 (dy) qese të vogla dyshohet të jetë substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari lirohet.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fshati Koliq-Prishtinë 13.03.2018-06:00. Në bazë të urdhëresës është bastisur shtëpia e  të dyshuarit mashkull K-Shqiptar,  ku është gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me 20 (njëzet) fishekë , një pushkë gjuetie me 20 (njëzetë) fishekë dhe pajisje për pastrim të armëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
  • Fshati Koliq- Prishtinë 13.03.2018-06:00. Në bazë të urdhëresës është bastisur shtëpia e  të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me 405 (katërqind e pesë) fishekë , një pushkë gjuetie me 44 (dyzet e katër) fishekë , një pushkë karabinë me dylbi  me 7 (shtatë) fishekë, një pistoletë TT me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, 2 (dy) dylbi për armë të gjata . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR 

Rr. “Xhemajl Mustafa” Podujevë 13.03.2018-17:45. Raportohet se viktima e mitur mashkull K/Shqiptar është therur me armë të ftohtë –thikë në këmbën e majtë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima pas  tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi. Me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së. Arma e dyshuar-thika e përdorur në rast është sekuestruar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit të shtetit për të mitur i dyshuari lirohet.

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Fshati Prugovc, Prishtinë 13.03.2018-22:35. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin material nga një punishte. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë të braktisur  një automjet VW Furgon-Transporter, i cili është konfiskuar nga policia.

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “Afrim Logja”-Prishtinë  13.03.2018-21:48. Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se është sulmuar therur në shpinë me armë të ftohtë –thikë, nga i dyshuari i mitur në arrati mashkull K/Shqiptar. Viktima vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK. Me vendimin e prokurorit rasti mbetet në hetime.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Fushë Kosovë   13.03.2018-00:22. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata  Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Dubravës.   
  • Fshati Sankoc-Drenas, 13.03.2018-00:22. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,  është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Dubravës .   
 

 

fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Muharrem Ibrahimi” Gjilan  10.03.2018-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me datën 10.03.2018, si punëtor sigurimi në kafiteri, ka sulmuar fizikisht së bashku me një të dyshuar tjetër në arrati, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE 

Rruga e Kronit-Gjilan  13.03.2018-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në trupin e tije gjatë kontrolli  fizik nga njësiti policor, i  është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit  mrijuan në peshë 1.3 gr. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari lirohet.

 

PENGIM I PËRSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE 

Rr. “Xhon Sereqi” Gjilan 13.03.2018-15:20. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili  ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë në detyrë gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik. Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Suharekë   13.03.2018-13:30. Raportohet se viktima mashkull  K-Ashkali i mitur, aksidentalisht është lënduar me thikë kuzhine  nga i dyshuari i mitur, vëllai i tij mashkull K-Ashkali. Viktima është dërguar ne tretman mjekësor.

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. “Parku i Dëshmorëve”-Suharekë 13.03.2018-09:00. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari  në një rast “tentim vjedhje”, mashkull K/Shqiptar, Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Rr. “Sezai Surroi”- Prizren   13.03.2018-08:30. Në bazë të urdhëresës  së lëshuar nga Gjykata  Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar,i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Prizren.
  • Fshati Samadraxhë, Suharekë  13.03.2018-08:29.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, janë     arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë, të njëjtit janë dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Dubravës.   
  • Rr. “William Walker”, Prizren   13.03.2018-09:00. Në bazë të urdhëresës së  lëshuar nga Gjykata  Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në  mbajtje.    
 

 

fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 

VRASJE NË TENTATIVË  

Rr. ”Adem Jashari” (Stacioni i Autobusëve) – Pejë më 13.03.2018 12:12. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull  K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje  kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur  mashkull K/Shqiptar. Viktima  ka marrë  tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë, ku pas tretmanit  lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes  24 orë.

ARMË MBAJTJE PA LEJE  

Rr. “Mbretëresha Teutë”-Pejë 13.03.2018-21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i njëjti në pikën e kontrollit me automjetin e tij ishte ndalur nga njësiti policor. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i dyshuari në brez kishte pasur një armë zjarri –revole, kalibër 7.62mm, me një karikator dhe 9 (nëntë fishekë), e cila është konfiskuar nga policia. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Pejë 13.03.2018-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjet dhe konfiskuar 0,2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës dërgohet ne mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

DHUNE FAMILJARE

Pejë  09.03.2018. me datën 13.03.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Serbe .Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Gjocaj- Juniku 13.03.2018-11:00. Ankuesi  mashkull K-Shqiptar raporton se ka hasur në një fushë dy mjete të dyshuara . Njësiti i deminimit  “EOD-së”, ka lokalizuar dhe identifikuar objektin e dyshuar. Bëhet fjalë  për 2 (dy) raketa të shfrytëzuara dhe të parrezikshme krahu. Këto dy mjete janë tërhequr pa asnjë problem nga njësiti i “EOD-së”.

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME  

  • Rr. “Dëshmoret e Kombit”-Vushtrri  13.03.2018-14:50. Raportohet aksident trafiku në mes të një automjeti me  vozitës të dyshuar  mashkull K/Shqiptar dhe  një biçiklisti   viktimën  mashkull K/Shqiptar. Lëndime trupore ka pësuar biçiklisti  i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
  • Rr. “Muhamet Gashi” Mitrovicë  13.03.2018-21:30. Raportohet aksident trafiku në mes të një automjeti me vozitës mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësori mashkull K/Shqiptar. Këmbësori ka pësuar lëndime trupor ku pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal –Mitrovicë lirohet.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Mitrovicë 13.03.2018-11:00. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata  Themelore Mitrovicë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Dubraves.  
  • Fshati Smrekonicë –Vushtrri 13.03.2018-06:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata  Themelore në Mitrovicë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e   Dubravës.    

 

 

 

fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

TRANSPORT ILEGAL I DRUNJVE

Fshati Pogragjë-Gjilan  13.03.2018-19:25. Nga patrulla policore është ndaluar vozitësi mashkull K/Shqiptar, i cili me kamionetën e tij kishte transportuar pa dokumentacion dru.  Kamioneta dhe drunjtë janë konfiskuar dhe dërguar në APK-Gjilan. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 016
Aksidente pa të lënduar 015
Tiketa trafiku të shqiptuara 1296
Arrestime 022
Në mbajtje 010
Në vuajtje të dënimit 007

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here