Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

·         Lagjja Marigona, Graqanicë, më 13.02.2018 – 07:50. I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • Rr. Bill Klinton, Prishtinë, më 13.02.2018 – 11:13. Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj K/Shqiptarë, të moshës së mitur, të cilët  pas një mos marrëveshje me tre persona viktima të mitur, meshkuj K/Shqiptarë, njëri nga të dyshuarit  ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM  TRUPOR 

Rr. Llapi, Prishtinë, më 12.02.2018-23:04.  Viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri si dhe është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Me vendimin e prokurorit është bastisur depoja e lokalit të personit të dyshuar me ç’ rast  janë gjetur dhe konfiskuar tre (3) fishekë kalibra të ndryshëm. I dyshuari  me vendimin e prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

VDEKJE E DYSHIMTË

Komoran, Gllogoc, më 13.02.2018 – 12:43. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptar. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Komoran, Gllogoc, më 13.02.2018 – 12:43. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar 49.56 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Gjatë kontrollimit i dyshuari nuk gjendje në shtëpi. Rasti është duke u hetuar.

 

Raport shtesë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

 Matiqan, Prishtinë, më 03.01.2018 – 13:50. Lidhur me rastin me 13.02.2018 njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Komoran, Gllogoc, më 13.02.2018 – 10:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE

Rr. Xhevë Lladrovci, Prishtinë, më 13.02.2018-19:55. I dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër në lëvizje, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar. Viktima  pasi ka pranuar  tretman mjekësor në QKUK, është liruar. Rasti i proceduar mbetet nën hetime.

 

 

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Ropotovë e Madhe, Gjilan, më 13.02.2018 – 01:05.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar  pasi i njëjti dyshohet se  ka shtënë me armë zjarri në ajër.  Arma me 16 fishekë është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit, i  dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Raport shtesë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Zhiti, Viti, më 12.02.2018 – 16:00. Lidhur me rastin me 13.02.2018 njësia policore ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/shqiptar, ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 pa municion dhe një revole pa municion. Rasti është duke u hetuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e rëndësishme për t’u raportuar.

 

 

 fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Raport shtesë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Kaçanik, më 12.02.2018-20:00. Lidhur me rastin me 13.02.2018 është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull K/Shqiptar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e rëndësishme për t’u raportuar.

 

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Gjon Sereqi, Prizren, më 12.01.2018-12:00.  Me datë 13.02.2018 janë arrestuar tre të  dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se edhe me një të dyshuar tjetër mashkull K/Rom i cili gjendet në arrati, kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajte, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

  • Prizren, më 13.02.2018-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor ne Qendrën Emergjente-Prizren. Me vendimin e prokurorit  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
  • Prizren, më  13.02.2018-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi kishte sulmuar fizikisht motrën  e tij femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente-Prizren. Me vendimin e prokurorit  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Lutogllavë, Prizren, më 13.02.2018-17:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksident janë lënduar pesë (5) persona. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor  në Qendrën Emergjente-Prizren janë liruar . Me rastin është njoftua prokurori i shtetit, rasti është  proceduar dhe mbetet nën hetime.

 

 

 fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë e rëndësishme për t’u raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • ANP-Adem Jashari, më  13.02.2018 – 00:05. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është ndaluar.
  • Klinë, më 13.02.2018 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
  • Pejë, më 13.02.2018-16:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar. I njëjti është dërguar në mbajtje.

 

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË FAMILJARE

Rahovec, më 13.02.2018-02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babin dhe motrën e tij duke u shkaktuar lëndime trupore. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Pashko Vasa, Gjakovë, më 13.02.2018 – 03:20.  Janë arrestuar tre të dyshuar një  mashkull K/Shqiptar një K/Egjiptian dhe një K/Ashkali pasi të njëjtit janë zënë duke vjedhur kabllo elektrike nga një objekt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fshati Trakaniq, Gjakovë, më  13.02.2018 – 15:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar për gjetjen e një granate të dorës. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

 

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, më 26.09.2016-20:00. Me datë 13.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur, pasi që të i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pjesë e sendeve të vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë, më 13.02.2018-19:20. I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ka goditur një çiklist mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal-Mitrovicë, ku më pas edhe është liruar.  Rasti i proceduar mbetet nën hetime.

 

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Luja Braja, Mitrovicë, më 12.01.2018-nn. Lidhur me rastin me 13.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-i mitur, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e rëndësishme për t’u raportuar.

 

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë e rëndësishme për t’u raportuar.

 

 

  Statistika të përgjithshme:

 

Aksidente fatale                              000

Aksidente me të lënduar               019

Aksidente pa të lënduar                023

Tiketa trafiku të shqiptuara         656

Arrestime                                          022

Në mbajtje                                         021

Në vuajtje të dënimit                      002

 

 

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here