Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

VRASJE NË TENTATIVË

  • Fshati Gllamnik, Podujevë 12.02.2018-13:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 12.02.2018-11:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve tjerë, të cilët ishin në automjetin e tyre. Persona të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VJEDHJE E RËNDË&DËMTIM PRONE

  • Rr. “Skënderbeu”, Kamenicë 12.02.2018-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti është përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda dhe një rast dëmtim prone. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. “UÇK-së”, Viti 10.02.2018-09:20. Me 12.02.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa raste të vjedhjeve të rënda. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Agim Ramadani”, Viti 12.02.2018-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 12.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Zhiti, Viti 12.02.2018-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një foto kishte ekspozuar një AK/47. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

VETËAKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Topanicë, Kamenicë 12.02.2018-19:25. Viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në një shtëpizë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Fshati Zhegër, Gjilan 12.02.2018-13:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Pasjak.
  • PKK. Hani i Elezit 12.02.2018-17:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Lipjan.
 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Kaçanik 12.02.2018-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në bashkëveprim me tre të dyshuar tjerë kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

ARMËMBATJE PA LEJE

Fshati Poslisht, Prizren 12.02.2018-14:55. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë automatike AK-47. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

Raport shtesë:

GRABITJE-POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fshati Malësi e Re, Prizren 10.02.2018-15:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 12.02.2018 është kontrolluar vetura e të dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7.1 gramë. Është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti mbetet nën hetime.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Nexhmedin Elshani”, Pejë 12.02.2018-18:15. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

SULM

Rr. “Wesli Clark”, Pejë 12.02.2018-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari ma vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

VJEDHJE E RËNDË

Fshati Carrabreg i Epërm, Deçan 09.02.2018-20:15. Me 12.02.2018 viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një shumë të parave dhe një sasi ari në vlerë të përgjithshme rreth 7.500 €. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

PERSON I ZHDUKUR

Gjakovë 12.02.2018-12:45. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka informuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VJEDHJE

Skenderaj 10.02.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij, kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Vushtrri 12.02.2018-19:00. I dyshuari mashkull K/Shqiptar dyshohet se gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Mitrovicë 12.02.2018-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti ka shqetësuar viktimën femër K/Serbe, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “Filipa Vishnjica”, Mitrovicë 12.02.2018-08:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KONTRABANDIM ME MIGRANTË

Ferizaj 12.02.2018-11:00. Policia e Kosovës ka pranuar informacion lidhur me kontrabandimin e disa personave shtetas të huaj. Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherit ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale. Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

 

Raport shtesë:

KONTRABANDIM ME MIGRANTË

Fshati Krushë e Madhe, Rahovec 24.08.2016-22:15. Me 12.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

          STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 001
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 032
Tiketa trafiku të shqiptuara 912
Arrestime 018
Në mbajtje 015
Në vuajtje të dënimit 003

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here