Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 12.01.2018 – 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur gruan e tij viktimën femër K/shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

FALSIFIKIM I PARASË

Fsh. Komoran, Gllogoc 12.01.2018 – 15:00. Ankuesja femër K/shqiptare punëtore në një market, ka raportuar se i dyshuari mashkull K/shqiptar kishte tentuar të blej me një bankënotë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Fsh. Mazgit, Obiliq 12.01.2018 – 10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
  • Nëntori, Prishtinë 12.01.2018 – 16:00.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës

 

 fillim                                              RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

 fillim                         RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

 fillim                            RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Prizren 11.01.2018 – 18:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE

Prizren 12.01.2018 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij viktimat K/shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Reshtan, Suharekë12.01.2018 – 21:00. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku, ku lëndime trupore ka pësuar vozitësi mashkull K/shqiptar. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

 

 fillim                            RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIMI I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Eliot Engel, Pejë 12.01.2018 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/egjiptian pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike. Pas verifikimi, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arresti. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • PKK. Vërmicë 11.01.2018 – 23:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
  • Fsh. Gjurgjevik  i Madh 12.01.2018 – 11:10. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata   është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

 

fillim                            RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET  KRIMINALE

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE  

  • Mitrovicë 12.01.2018 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që  tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
  • Afër lumit Ibër, Mitrovicë 12.01.2018 – 18:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që  tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 4.75 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në  procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Toplica, Mitrovicë 12.01.2018 – 08:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

 fillim                                       RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Krusevlje, Leposaviq (DN:848-678) 12.01.2018 – 15:20. Ankuesi mashkull K/serb, ka njoftuar se i dyshuari (vëllai i tij) mashkull K/Serb, posedon armë zjarri  dhe paraqet rrezik për familjen e tij. Me vendimin e prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur 20 fishekë kalibër 7.62 mm. Pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.  

 

 

 fillim                             POLICIA KUFITARE

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.    

Statistika te përgjithshme:

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 022
Aksidente pa të lënduar 022
Tiketa trafiku të shqiptuara 1050
Arrestime 032
Në mbajtje 008
Në vuajtje të dënimit 003

Me respekt

       Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here