Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0

 

RAJONI I PRISHTINËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Imzot Nik Prelaj”, Prishtinë 13.11.2017-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Veternik, Prishtinë 13.11.2017-01:20. Njësitet policore nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një revole M-57 me 8 fishekë të cal 7.62mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE

Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 13.11.2017. Është arrestuar dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur një telefon nga viktima femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS

Rr. “Perandori Justinian”, Prishtinë 10.11.2017 – 14:25. Me 13.11.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës, duke iu afruar dhe kanosur viktimën femër K/Shqiptare Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

VDEKJE E DYSHUAR

Fshati Bardhosh, Prishtinë 13.11.2017-08:20. Viktima mashkull K/Shqiptar dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në QMF, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Prishtinë 13.11.2017 – 16:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rr. “Haradin Bajrami”, Lipjan 13.11.2017 – 15:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në shtratin e lumit Sitnica, nën urë ka hasur në një mjet të dyshuar. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë bërë detonimin e mjetit të dyshuar granatë dore A-6 në mënyrë të sigurt.

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Novobërdë 13.11.2017-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K/Serbe. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjilan 12.11.2017-13:30. Me vendim të prokurorit është konfiskuar një pushkë gjuetie e prodhimit turk pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, pasi që të njëjtës i kishte skaduar leja e posedimit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Raport shtesë:

SULM

Rr. “Skënderbeu”, Gjilan 11.11.2017-14:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 13.11.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-i mitur dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Brahim Ademi”, Ferizaj 10.11.2017-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2.25 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fshati Llojza, Ferizaj 13.11.2017-11:00. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar (punëtor), derisa ka qenë duke drejtuar pompën e betonit është goditur nga tensioni i lartë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

 

DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN

Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj 21.10.2017-17:00. Lidhur me rastin me 13.11.2017 janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fshati Kashan, Han i Elezit 13.11.2017-11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

GRABITJE E ARMATOSUR

Rr. “Qazim Berisha”, Prizren 13.11.2017-17:20. Dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një lokal duke e kanosur me armë viktimën femër K/Shqiptare, ia kanë grabitur një sasi të parave të gatshme dhe kanë tentuar që të largohen, por një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndalur. Të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë dhe kane ia drejtuar armët. Zyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve. Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen. Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 €.

Raporti shtesë:

VRASJE NË TENTATIVË

Lagjja Arbanë, Prizren 08.11.2017-13:30. Lidhur me rastin, me 13.11.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, tek i njëjti është konfiskuar një revole e llojit Walther. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. “William Walker, Prizren 13.11.2017-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit në burgun e Prizrenit.

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

TRAFIKIM ME NJERËZ

Rr. “Tranzit”, Pejë 10.11.2017-10:00. Është arrestuar me 13.11.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. “Fehmi Agani”, Pejë 13.11.2017-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 16.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Lagjja 7-Shtatori, Pejë 13.11.2017-07:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Egjiptianë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me mjet të fortë viktimën mashkull K/Egjiptian. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

VDEKJE E DYSHUAR

Gjakovë 13.11.2017-19:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fshati Brestoc, Kamenicë 13.11.2017-10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

 

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE

Mitrovicë 13.11.2017-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti në gjendje të dehur ka maltretuar dhe kërcënuar anëtarët e familjes se do t’i largojë nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Stanovc, Vushtrri 13.11.2017-16:55. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar i dyshuari i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

 

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

  • Vërmicë 13.11.2017-11:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është kapur duke kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Vërmicë 13.11.2017-11:20. Janë ndaluar dy të dyshuar (të mitur) meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë depërtuar për në Shqipëri.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

 

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 030
Tiketa trafiku të shqiptuara 952
Arrestime 019
Në mbajtje 010
Në vuajtje të dënimit 004

Me respekt,

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here