Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

0
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 10.10.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 02.10.2018-11:30. Me 10.10.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Rr. “Vëllezërit Gërvalla”, Prishtinë 09.10.2018-17:57. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

SULM&DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 10.10.2018-18:30. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor por e ka refuzuar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ku pas intervistimit me dëshirë ka shkuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Prugoc, Prishtinë 10.10.2018-15:18. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar.

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Fshati Lladofc, Podujevë 10.10.2018-14:25. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
  • Rr. “Kristo Floqi”, Prishtinë 10.10.2018-12:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
  • Fsh. Zllatar, Prishtinë 09.10.2018-21:13. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
 

 

 

fillim RAJONI I GJILANIT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. “Haqif Tetova”, Gjilan 10.10.2018-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.5 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Gjilan 10.10.2018-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

·          Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan 10.10.2018-17:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

 

 

fillim RAJONI I FERIZAJT

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KEQPËRDORIM SEKSUAL I PERSONAVE NËN MOSHËN 16 VJEÇARE

Ferizaj 09.10.2018-18:30. Viktima femër K/Shqiptare (e mitur) ka raportuar se është keqpërdorur seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. “Enver Topalli”, Ferizaj 09.10.2018-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.64 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBJATJE PA LEJE

Sevce, Shtërpcë 10.10.2018-10:40. Në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Serb është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie me 9 fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

         Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

fillim RAJONI I PRIZRENIT

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

Raport shtesë:

              SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. “Marin Barleti”, Prizren 26.09.2018-03:50. Në lidhje me rastin raportohet se me 10.10.2018, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

  • Rr. “Ismail Kryeziu”, Prizren 10.10.2018-13:20. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi mashkull K/Shqiptar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
·          Fshati Dedaj, Prizren 10.10.2018-17:00. Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetëaksidentuar. Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

 

 

 

 

fillim RAJONI I PEJËS

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

 

VRASJE NË TENTATIVË

Fshati Muzhevinë, Istog 10.10.2018-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre për motive të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 10.10.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht axhën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Klinë 09.10.2018-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe i kanë vjedhur një sasi të mishit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

ARMËMBJATJE PA LEJE

Fshati Vitomiricë, Pejë 10.10.2018-10:20. Pas një mosmarrëveshje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë dhe 67 fishekë. Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Istog 10.10.2018-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 1.8 gramë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

KANOSJE

Fshati Raushiq, Pejë 10.10.2018-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilit kanë kanosur dhe ua kanë ekspozuar armët dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Tek të dyshuarit nuk është gjetur ndonjë armë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE

Fshati Zahaq, Pejë 10.10.2018-16:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

fillim RAJONI I GJAKOVËS

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

VDEKJE AKSIDENTALE

Gjakovë 10.10.2018-22:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fshati Pestovë, Vushtrri 10.10.2018-00:08. Viktima mashkull K/Shqiptar duke manipuluar me armë zjarri është vetëplagosur në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Lagjja 2 Korriku, Mitrovicë 10.10.2018-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 5.47 gramë. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VJEDHJE E VETURËS

Fshati Srbovac, Zveçan 10.10.2018-01:30. Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar se i është vjedhur vetura e tipit VW Golf 2 dhe gjatë hetimeve policore, vetura e vjedhur është gjetur në lumin Ibër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Kamenicë, Leposaviq 10.10.2018-NN. Është raportuar se viktima mashkull është gjetur në një veturë, e cila kishte rënë në lumin Ibër. Viktima në vendin e ngjarjes është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

 

fillim POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

                            Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

 

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

         STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 002
Aksidente me të lënduar 018
Aksidente pa të lënduar 029
Tiketa trafiku të shqiptuara 1114
Arrestime 023
Në mbajtje 013
Në vuajtje të dënimit 005

Me respekt

 Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Rruga,,Luan Haradinaj” Prishtinë

Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

Email: [email protected]

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here