Rama “ngushëllon” May-n: Kupa e Botës po vjen në shtëpi, në Ballkanin Perëndimor (Video)

0

Ethet e gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Kroacisë nuk kanë lënë pa prekur edhe liderët botërorë të cilët janë mbledhur në samitin e NATO-s që prej ditës së djeshme në Bruksel.

Kryeministrja e Anglisë, kancelarja Merkel, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm turk dhe kryeministri Rama e kanë ndjekur minutën e fundit të ndeshjes përmes telefonit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike me batutën ironike “Po vjen në shtëpi”.

“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur ai dhe duke marrë “falënderimet” nga May.

Pak minuta më vonë Rama ka postuar dhe një foto me Presidenten e Kroacisë, ku të dy ndajnë gëzimin për fitoren e skuadrës ballkanike.

Kroacia fitoi mbrëmë kundër Anglisë 2-1, me gola të Perisiç dhe Manxukiç në kohën shtesë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here