Qyteti i  Certifikatave

0

Shkruan IZET SHALA

Po nisem, në kërkim të qytetit të cerifikatave, jo të fortifikatave pellazgo-ilire, të murosura, me gurë, dru  e dhe të tokës antike,  ku shqiponjat nuk bëjnë më shumë se dy vezë dhe memzi rrisin një zog të gjinisë asnjanëse.

Koha përcëllon më vetëtima e shurdhon me bubullima, për fat të  keq, ka  thyrje eshtrash, lëndime të lehta, por urgjentisht duhet me u shtruar në spitalin e Etheve Hemorragjike Krime- Kongo në  Vietnamin e  kmerëve të kuq.

Se sa do të zgjas terapia, pas caktimit të diagnozës, mvaret  nga parashikimi i meteorologjisë së  Kosovës, nëse nuk ka plagjiatuar certifikatën.

Certifikata, ka dizajn moderrn, letër cilësore, shkrim akademik, titull shkencor dhe referenca në revistat ndërkombëtare, mirpo për t’i menaxhuar Ishujt e  Ksamilit në sezonën e dimrit,  ku janë pritjet  e mëdha të të hyrave nga turistët e Uraleve, më duhet një certifikatë nga qyteti i lashtë”Samara”, njëkohësisht ky sezonë do të tejkalon planifikimin e përiudhës së planit dinamik në të hyrat e kriptovalutës së njohur të Bitkoinit.

Mjegulla në Alpet e Dardanisë, shtrihet si flokë kuajsh në kërkim të humbellës për t’u qetësuar, nga degdisjet e erërave  dhe cikloneve të detrave, drejt Oeqeanit paqësor dhe  Oqeanit të ngrirë.

Certifikata si dëshmi, vlerësimi se tash zotëron komponentën e bashkëpunimit, kompetencën për meaxhimin e erërave dhe cikloneve, parashikimin e motit për qytetin e certifikatave,  ndërtimin e  hidrocentarleve, turbinave për energji të ripërtritshme, krijimin e ambijentit të  sigurt për qytetarët  e universit, luftimin e dhunës në familje të korrupsionit në shoqërinë e teknologjisë dhe globalizimit, angazhimin e rrobotëve për  ta shkruar alfabetin dhe shpikjen e gjuhës së komunikimit, gjuhës elektronike pa zë.

Për çudi, ndryshimi pranohet me lehtësi, e kuptova se kuptova, kështu e kërkon, akti normativ i Bulonjës. Eksprimenti na ndëshkon, krahasimi nuk  argumenton, kati i rrobave nuk komplimenton, komunikim mashtron, në qytetin e certifikatave zogu cicron , ku as nëna, babai, motra e vëllai nuk e kupton.

Po, fillon përplasja, ju prindër i  takoni të shkuarës së largët, motra e vëllai lindën në kohën e  luftës, unë pas saj, tash jemi të hapur për botën, por bota ka përmbyllur portat për ne.

A thua ku gjindet qyteti i certifikatave?

A thua kush janë  banorët e tij?

A thua Certifikata ime , nuk mendimson kompetenca e mia.

A thua, kush ma vodhi portofolion time të zbrazët dhe m’i fali intelegjencat e shumëfishta që asnjëra nuk po përmbushë pritjet e mia në qytetin e certifikatave, ku qyqet këndojnë e në  valle hyjnë  bilbilat me dirigjent korbin, që përdhosi për tokë lisin e lashtë dhe tash rrezet e diellit djegin fytyrat e njoma të tridhjet e gjashtë shkronjave të alfabetit të Manastirit.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here