Qeveria gjermane cakton ndërmjetësues për zgjidhjen e problemit të energjisë mes Kosovës dhe Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa qeveritare,transmeton PortaliOnline.

Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.

Haradinaj ka siguruar se “Qeveria do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë”, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë, transmeton PortaliOnline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here