Qeveria e Kosovës pret largimin e EULEX-it

0

Mandatit i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit – EULEX duhet të përmbyllet në qershor të vitit 2018, thonë përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Sipas tyre, Bashkimi Evropian nuk ka nevojë t’i vazhdojë mandatin EULEX-it, ngase institucionet vendore tashmë janë të gatshme t’i marrin dhe ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë nga fusha e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha të Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova po hynë në një fazë ku mund të qeverisë e vetme vendin pa pasur nevojë për misione, siç është edhe EULEX-i. Në anën tjetër, edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, thekson se misioni i EULEX-it pas një punë të mirë që ka bërë në Kosovë duhet të përmbyll mandatin. Viteve të fundit, misioni i EULEX-it është transformuar duke marrë më shumë karakterin e një misioni këshillëdhënës dhe  monitorues për institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here