Punëtorët e FIAT’it në grevë shkaku i Ronaldos

0

Unioni tregtar italian ka lajmëruar sot se punëtoret e FIAT’it në zonën e Melfit në jug do të bëjnë grevë shkaku i transferit të Cristiano Ronaldos për 105 milionë euro në Juventus.

Mendohet se përpos shumë se transferit edhe paga e Ronaldos do të paguhet nga kompania familja e Juve’s, Exor, e cila është pronare edhe e FIAT’it dhe Ferrariot, një gjë që ka shkaktuar protesta në Unionin sindikal te bazës se fabrikës FIAT.

“Është e papranueshme derisa ne punëtorët e FCA dhe CNHI vazhdojmë të punojmë me sakrifica të mëdha ekonomike, të shpenzojë qindra miliona euro në blerjen e një lojtari”, thuhet në këtë deklaratë.

“Neve shpesh na është thënë se nuk jemi mirë, ne ende nuk kemi rrjet të sigurt të sigurisë, ende presim sinjalin për lansimin e modeleve të reja, e të cilat vendime kurrë nuk kanë ardhur. E derisa punëtorët dhe familjet e tyre punojnë shumë dhe shumë, kompania vendos të investojë kaq shumë parë në një njeri!”.

“A është kjo fer? A është normale për një person të fitojë miliona, derisa mijëra familje mbesin pa para në mes të muajit. Ne të gjithë jemi punëtorë dhe njëjtë edhe pronari, por ky dallim në trajtim nuk do të pranohet.  Punëtorët e FIAT’it e kanë pasuruar këtë kompani për se paku tri gjenerata, por si kthim i është dhënë një jetë plot mizori”.

“Kompania duhet të investojë në modele të makinave që garantojnë të ardhmen e mijëra njerëzve, sesa të pasurojë një njeri. Ky duhet të jetë objektivi, një kompani që e vendos punëtorin të parin. Nëse jo dhe ata preferojnë botën e futbollit, argëtimit është diçka tjetër. Për arsyet e përshkruara më lartë, Unioni i Sindikatave deklaron grevë në FCA Melfi nga data 15 korrik ora 10 deri të martën më 17 korrik në ora 18:00”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here