Pse kishte heshtur dhe pse flet tani ish-gruaja e një shqiptari që akuzoi Ronaldon për përdhunim

0

Askush nuk do ta mësonte kurrë atë që kishte ndodhur atë natë në Las Vegas në vitin 2009.

Ajo madje nënshkroi një marrëveshje dhe mori para për të siguruar se kurrë nuk do t’u jepte zë akuzave.

Sot, Kathryn Mayorga shprehet se këtë gjë e ka bërë nga frika për veten dhe familjen e saj, por nuk ka arritur ta mbyllë kurrë atë kapitull në jetën e saj, kur u detyrua me forcë të kryente marrëdhënie seksuale me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

34-vjeçarja e cila punon në një shkollë fillore, thotë se ka nevojë për të gjithë forcën e saj në këto momente.

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ka zbuluar se 34-vjeçarja që ka denoncuar futbollistin, në fakt ka qenë gruaja e një shqiptari.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe ata të prindërve të saj”, shkruan “Der Spiegel”.

Por mes tyre nuk ishte e shkruar. Rreth një vit pas martesës, çifti u nda dhe Mayorga u kthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ndodhet në një nga lagjet më të mira të Las Vegas, ku dhe filloi punë në klub duke ndjekur ëndrrën si modele.
Ajo u takua me futbollistin më 12 qershor, 2009 në një klub nate në Las Vegas. Ronaldo ishte atje me pushime me kunatin e tij dhe kushëririn. Ishte vera kur ylli do të transferohej nga Manchester United tek Real Madrid për një shumë rekord prej 94 milionë eurosh.

Kathryn Mayorga, 25 vjeç në atë kohë, ishte një modele në fillimet e veta dhe rrinte me femrat e tjera të reja, të bukura, për të tërhequr klientë.
Atë të premte qershori, modelja qëlloi të kalonte në seksionin VIP të një klubi nate që i përkiste Palms Casino Resort. Fotot e paparazzi-t tregojnë Mayorga-n që qëndron pranë Ronaldos dhe flasin.

Festa vazhdoi në orët e hershme të mëngjesit në një apartament të Ronaldos në afërsi të Hotel Palms. Dhe vetëm dy njerëz e dinë se çfarë ndodhi në dhomën e gjumit atje: Kathryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldo.
Ajo që është e qartë është se ylli i futbollit e pagoi Mayorga-n 375,000 dollarë, disa muaj më vonë, si pjesë e zgjidhjes së këtij “problemi” jashtë gjykatës. Në shkëmbim, Mayorga nënshkroi një marrëveshje për të mos folur kurrë për akuzat e saj se Cristiano Ronaldo e kishte përdhunuar atë.

Pas kaq shumë vitesh, ish-modelja ka bërë publik çdo detaj. Sot ajo thotë se zotëron një dokument që mund t’i shkatërrojë karrierën Ronaldo-s. Ky i fundit ka mohuar çdo gjë rreth akuzave dhe pretendon se gjithçka po bëhet në emër të famës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here