Prova se Ronaldo e kreu përdhunimin

0

Detaje të reja dalin nga përdhunimi i pretenduar që daton në vitin 2009 për të cilin Cristiano Ronaldo u denoncua. Revista gjermane “Der Spiegel” botoi tekstin e marrëveshjes së fshehtë të pretenduar, të nënshkruar nga kampioni portugez i Juventusit dhe Kathryn Mayorga, gruaja që e akuzon se e përdhunoi në dhomën e hotelit të tij më 13 qershor, 2009 në Hotel Palms në Las Vegas.

“Ia futa nga mbrapa, ishte diçka e ashpër dhe e shpejtë. Ajo thoshte “jo”, por më linte të vazhdoja. Zgjati pesë apo shtatë minuta dhe nuk ndryshova për asnjë moment pozicionin. Ndoshta e lëndova në momentin e penetrimit… ajo vazhdonte të thoshte “jo, jo”, mos e bëj, që nuk ishte si të tjerat. Në fund, i kërkova ndjesë.”

Ky është versioni që Cristiano Ronaldo i ka treguar avokatëve të tij në lidhje me takimin me Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar për përdhunim në një dhomë në Las Vegas, më 13 qershor 2009.

Teksti daton në vitin 2010, por u botua vetëm kohët e fundit në “Der Spiegel”, i cili zotëron së bashku me dokumentet e tjera të paraqitura dhe të publikuara të skandalit “Football leaks” të vitit të shkuar.

Sipas asaj që lexohet në dokument, i cili do të përbënte bazën ligjore për të cilën Mayorga ishte në gjendje për të sjellë një çështje civile kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, gruaja ka pranuar të mbajë  të fshehur lidhjen me atë që ndodhi me futbollistin pas pagesës së një kompensimi prej (375 mijë dollarë) dhe për të paralajmëruar të gjithë ata që e dinin se nuk mund të tregonin, ndërsa CR7 duhet t’i ketë dorëzuar rezultatet e testit të tij HIV Mayorga-s për ta qetësuar atë.

Përveç “marrëveshje së fshehtë” të pretenduar, “Der Spiegel” ka publikuar edhe çfarë do të jetë versioni i parë i asaj që doli të ketë ndodhur me avokatët e Cristiano Ronaldos, i cili sipas revistës gjermane, e ka përshkruar marrëdhënien seksuale si “të papritur, të ashpër dhe të nxituar” dhe ka pranuar se gruaja “përsëriste, jo, mos, unë nuk jam si gjithë të tjerat” dhe se ai në fund i kërkoi falje për atë që ndodhi.

Një rindërtim i asaj që ka ndodhur në mungesë të marrëveshjes së arritur mes portugezit dhe gruas, mund të luajë një rol të madh në procesin e mundshëm gjyqësor, si dhe në dëshmitë e pretenduara (deklaratat e bëra nga Mayorga, të brendshmet e saj dhe rezultati i vizitës mjekësore) që Leslie Mark Stovall, avokati i gruas, ka paraqitur një denoncim kundër CR7 në Nevada, ku thekson se gjithçka është zvarritur nga policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here