Prokurorja e Serbisë: Lënda “Shtëpia e verdhë” ende aktive

0

Stanjokoviq, prokurore për krime lufte ka deklaruar se Prokuroria e Serbisë ka marrë 761 lëndë nga Kosova dhe se ato janë futur në regjistrat e duhur e janë shpërndarë te përpunuesit për trajtime përpunim të mëtejshëm, transmeton Koha.net.

Stanojkoviq për gazetën “Politika” ka thënë se edhe lënda e trafikimit me organet e njeriut, e njohur si “shtëpia e verdhë” ende dhe më tej është aktive. Por po pritet për fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Duhet pritur fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe duhet parë nëse lidhur me këtë rast do të ngrihet ndonjë aktakuzë. Për dëshmitarët nuk dot ë flisja”, ka thënë ajo.
Duke folur për zgjerimin e hetimeve të cilat Prokuroria po i bën kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ajo ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngjarjet për të cilat ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës e për të cilat ishte arrestuar në Francë e më pas edhe liruar.

Raporti i 2004: Nuk ka prova për krime “shtëpinë e verdhë”

Hetimet e zhvilluara në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në një fshat afër Burrelit në Shqipërinë Veriore nuk kanë mundur të vërtetojnë pretendimet se në këtë shtëpi janë hequr veshka të njerëzve për qëllime tregtie.

Një raport i marsit të vitit 2004 i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe Kombeve të Bashkuara të cilin e ka siguruar gazeta “Koha Ditore” thotë se bazuar në ekzaminimet tona, nuk ka dëshmi bindëse se është derdhur gjak në këtë shtëpi si rezultat i akteve kriminale.

“Bazuar në ekzaminimet tona, për mendimin tonë nuk ka dëshmi bindëse se personat kanë derdhur gjak si rezultat i akteve kriminale në shtëpinë në jugperëndim të Burrelit të Shqipërisë”, thuhet në raport.

Thashethemet që kanë qarkulluar për shumë vjet të cilat kanë shpërthyer në nivel ndërkombëtar pas raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, lidhur me pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga ish-krerë të UÇK-së, kundër serbëve të rrëmbyer dhe të vrarë për heqje të organeve të tyre në muajt pas luftës në Kosovë, në bazë të tri hetimeve paralele ndërkombëtare, nga hetues për krime të luftës nga Serbia, Bashkimi Evropian, dhe Këshilli i Evropës, kanë dështuar për të zbuluar ndonjë provë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka trafikuar organet e robërve.

Pasi kishte dështuar t’i vërtetonte pretendimet se dhjetëra të burgosurve, kryesisht serbë, u janë hequr organet në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë” në afërsi të Burrelit në Shqipërinë e veriore nga qershori 1999 deri maj 2000, ato pretendime i kishte publikuar ish-kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte në librin e saj “Unë dhe kriminelët e luftës”. Sipas disa dëshmitarëve anonimë, ajo pretendon se organet e serbëve janë hequr në mënyrë sistematike për t’u shitur.

Historia e sjellë në librin autobiografik të Del Pontës dhe të rikthyera këtë muaj nga bashkëkombësi i saj, Dick Marty, në bazë të hetimeve mbeten fiktive, të pabazuara në fakte.

Muaj më parë, Këshilli i Evropës angazhoi Martyn të hartojë një raport i cili më shumë është i përqendruar në kërkesat politike të qeverive të përfshira, sesa në zbulimin e fakteve.

Provat e munguara

Hetimet e kryera nga hetuesit e Hagës, të cilave u printe zyrtari i UNMIK-ut, Baraybar, thonë se megjithëse nuk u gjeten prova se në këtë shtëpi janë kryer operacione kriminale, në bazë të hulumtimit me anë të një materie kimike e quajtur “luminal” ka pasur reaksione se në pesë dhoma të shtëpisë prej guri ka pasur reaksione të gjakut.

Kjo materie kimike, e cila përdorët në errësirë të plotë në vende ky dyshohet se ka pasur ndonjë krim dhe që tregon se kur hidhet në formë të sprejit krijon pamje ultra vjollcë, është konstatuar se në të paktën pesë dhoma ka pasur shenja gjaku të cilat nuk është mundur të vërtetohet se çfarë shenjash ishin ato.

Këto shenja banorët e shtëpisë i kanë interpretuar si kryerje të lindjeve të grave dhe kafshëve, si dhe të therjes së kafshëve në ambiente të brendshme.

Ky raport, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, i cili i drejtohet Zyrës për Persona të Pagjetur dhe Forenzikë në Kosovë (OMPF) nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime për ish-Jugosllavinë (ICTY) që të asistojë në ekzaminimet e forenzikës në Shqipëri, dhe sipas shumë dëshmitarëve, njerëzit është dashur të vriteshin jashtë Burrelit në Shqipëri dhe dyshohet se janë varrosur në një varrezë në të njëjtën zonë.

Më tre shkurt të vitit 2004, këta përfaqësues të OMPF-së shkuan në Tiranë për t’u takuar me Mattu Raaitikainen, drejtues i ekipit hetues të ICTY-s: Jose-Pablo Baraybar, drejtues i OMPF-së, Alain Witmnn, fotograf i forenzikës, Tom Grange, ekzaminer i forenzikës së vendit të krimit, Tania Delabarde, antropologe e forenzikës, Hroar Frydelund, ekzaminer i forenzikës së vendit të krimit.

Atë ditë të katër shkurtit, këta hetues udhëtuan me makinë deri në atë zonë, rreth 15 kilometra në jug të qytetit të Burrelit. Të pranishëm në hetim kanë qenë edhe këta persona: dy oficerë sigurie të ICTY-s, kryeprokurori i Burrelit, katër oficerë policie të Burrelit, përkthyesi i ICTY-së, kërkuesi Michael Montgomery dhe kërkuesi tjetër Stephen Smith.

Materia kimike e quajtur “luminal” ishte përdorur pasi ishin kryer të gjitha ekzaminimet tjera. Kjo materie ishte përdorur me qëllim të detektimit të zonave të mundshme me gjak që syri i njeriut nuk mund t’i hetojë.

Luminali është një kimikat jashtëzakonisht i ndjeshëm për detektime të sasive të imëta të gjakut. Ai shpërndahet në zona të dyshuara për gjakderdhje dhe reagon me aktivitet peradoksidazë të hemoglobinës (një përbërës i madh i gjakut v.j.).

Raporti, që mbanë nënshkrimin e Jose-Pablo Baraybar, drejtues i hetimeve, thotë se familja u ka dhënë qasje të lirë në të gjitha dhomat, dhe u është lejuar t’i kryejnë ekzaminimet pa ndonjë kufizim.

“Në secilën prej dhomave është kërkuar për dëshmi të gjakut, por rezultatet ishin negative. Dy njolla të dyshimta ngjyrë kafe kah e kuqja janë testuar dhe kanë dalë me rezultate negative. Pas ekzaminimit të tërë shtëpisë, vendosëm të përdornim “luminën” kemikale për të kontrolluar për gjurmë gjaku, të cilat nuk do të mund të shiheshin nga syri i njeriut”, thuhet në këtë raport.

Hetimet jashtë shtëpisë

Hetuesit kishin kërkuar edhe jashtë shtëpisë. Në zonat përreth saj, afërsisht 15 metra larg shtëpisë, ishin bërë kërkime. Në atë pjesë ishin gjetur shiringa, tasa plastikë e disa mjete materiale tjera mjekësore.

“Ne filluam shpërndarjen e luminës prej anës veriperëndimore të dhomës drejt anës jugore të saj. Kishte shumë fusha në këtë anë dhe në ballë të stufës që menjëherë treguan një reaksion pozitiv (reaksioni i përshkruar që rrezaton ngjyrë të kuqe dhe vjollcë v.j.) ndaj gjurmëve të gjakut. Janë bërë përpjekje të fotografohej ky reaksion mbi dysheme”, thuhet në raport.

“Kishte më shumë reaksione përballë dhe në anën e djathtë të oxhakut me njërën anë të fushës së reaksionit që dukej se ishte në një kënd të drejtë që do të jepte shenja se mund të kenë qenë nga një shenjë drejtkëndore që mbulonte këtë anë para se të shfaqeshin njollat/reaksionet për gjak në dysheme. Në këtë kohë mund të përcaktohet se në çfarë po reagonte lumina. Megjithatë duket të jetë e qëndrueshme me atë se si do të shfaqeshin gjurmët e gjakut. Prapa divanit në vende të shpërndara kishim po ashtu reaksione të ngjashme”, thuhet në këtë raport.

Hetime për këto dyshime janë bërë edhe nga hetuesit evropianë të EULEX-it në vitin 2009. Këto hetime janë shtrirë në shumë pjesë të Shqipërisë, që nga Durrësi deri në fshatin Cahan në veri të Shqipërisë. Hetuesit evropianë kanë arritur të gjejnë prova vepër për dy baza të UÇK-së në Kukës dhe Cahan se aty janë kryer krime lufte të mbajtjes së të burgosurve në kushte çnjerëzore, shqiptarë e romë, por jo edhe serbë. Si rezultat i kësaj, policia e EULEX-it ka arrestuar dy ish-komandantë, Sabit Gecin dhe Riza Alijajn ndërsa ka shpallur person në kërkim Xhemshit Krasniqin.

Zyrtari i OKB-së, peruani Jose-Pablo Baraybar, i cili ka udhëhequr shumë kërkime në Kosovë, është paditur nga familjarë të viktimave në Kosovës për eksperimentimin pa autorizim të mbetjeve mortore të 400 viktimave të luftës.

Kallëzimi penal ndaj tij është ngritur në vitin 2006 por UNMIK-u nuk jep asnjë detaj për këtë as sot. Oliver Salgado, zëdhënës i UNMIK-ut, ka thënë të hënën se UNMIK-u ka bërë një hetim të brendshëm për këtë çështje dhe ka shtuar se është rregull i përgjithshëm për të mos i komentuar këto hetime.

Në vitin 2003, në kuadër të UNMIK-ut ishte hapur një zyrë për të zhdukurit dhe kryesues i saj ishte Jose Pabllo Baraybar. Ky zyrtar akuzohet nga familjarët e viktimave që pas ekspertizave ka marrë pa leje të familjarëve 400 mostra klavikulash.

Familjarët kërkojnë të përballen para drejtësisë me ish-kryesuesin e zyrës për të zhdukur në kuadër të UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar, emri i të cilit po përflitet shumë këto ditë, në lidhje me hetimet e bëra në territorin e Shqipërisë mbi dyshimet për trafikim organesh, hetime në të cilat ai ka dëshmuar se ka qenë i ndihmuar edhe nga ish-përkthyesi Lulëzim Basha, këshilltar juridik i Tribunalit të Hagës, aktualisht ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Por Basha ka mohuar të ketë qenë atje ndonjëherë në cilësinë e përkthyesit për UNMIK-un. Në këtë mision hetimi ka dalë një tjetër shqiptar i cili thotë se ka qenë në cilësinë e përkthyesit. Arben Grubi, udhëheqës i lëvizjes qytetare nga Shkupi, “Zgjohu”, ka pohuar se ka punuar për Tribunalin e Hagës gjatë hetimeve të kryera në Burrel

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here