Projekti Eden, pyll tropikal “me porosi” (FOTO)

0

Ky është pylli tropikal i mbyllur më i madh në botë dhe ka tërhequr mbi 19 milion turistë qëkur është hapur. Por tani projekti britanik Eden do të hapë edhe 9 të tillë në botë.

Në Britani, projekti Eden gjendet në Kornuoll dhe u ndërtua brenda gropës së lënë nga një impiant argjile me përmasat e 30 fushave futbolli. Kupolat e mëdha biologjike janë tiparet kryesore të pyllit tropikal ku gjenden mbi 3000 specie bimësh.

Qëllimi i parkut ekologjik është që të edukojë njerëzit për ambientin, por i hapur 16 vjet më parë në Britani, ekspertët mendojnë se u desh shumë kohë që fama dhe trendi i tij të përhapet në botë.

Megjithatë, bazuar në suksesin britanik, Kina është e para që përqafon idenë dhe ka bërë gati projektin për një pyll në tillë në qytetin Qingdao. Pylli tropikal kinez gjithashtu i mbyllur, do të përfundojë në vitin 2020 dhe do të ndërtohet mbi terren të dëmtuar që më parë përdorej për prodhimin e kripës.

Me problemet e theksuara ekologjike me të cilat përballet, Kina mendon se një park i tillë, që mund të kopjohet edhe nga qytete tjera në vend, do të jetë minimalisht një mënyrë e mirë për të sensibilizuar njerëzit për ambientin si dhe një mundësi për ti ofruar një hapësirë ku të marrin frymë lirisht jashtë ndotjes urbane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here