Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç iu ka bërë një dhuratë shumë simbolike presidentit Trump dhe kryeministres britanike Tereza Mei. Ajo iu ka dhuruar fanellën e Kroacisë, e cila do të përballet sonte me Anglinë për finalen e madhe.

Presidenti Trump e ka mirëpritur me buzëqeshje këtë dhuratë, e poashtu edhe kryeministrja britanike Tereza Mei.

Sonte në Rusi ndeshen në gjysmëfinalen e kampionatit botëror të futbollit Kroacia dhe Anglia, shtete të cilat udhëhiqen nga femra, Kroacia me një presidente femër ndërkaq Anglia e ka edhe mbretëreshën në krye edhe kryeministren femër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here