Presidenti Thaçi dekoron gjeneralin Clark me medaljen presidenciale

0

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Presidenti ka thënë se kjo mirënjohje është edhe për mijëra qytetarë dhe ushtarë amerikanë që dhanë kontribut për Kosovën.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Thaçi ka shtuar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here