Presidenti Meta takoi Ymerin, Mustafen dhe Sllavko Simiçin

0

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Prishtinë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive parlamentare në Kosovë. Bëhet e ditur se Meta ka takuar Visar Ymeri e VV’së, Isa Mustafen e LDK’së si dhe Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

“Gjatë këtyre takimeve u vu në dukje dhe u theksua nga Presidenti Meta rëndësia që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese evropiane të Kosovës”, thotë njoftimi i presidencës shqiptare.

Sipas njoftimit, në takimin me Liderin e Listës Serbe Slavko Simic, Presidenti Meta shprehu konsideratën e lartë për rolin konstruktiv të Listës Serbe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës si dhe të frymës së bashkëjetesës mes komuniteteve në Kosovë.

“Presidenti Meta gjithashtu vlerësoi kontributin e Listës Serbe për rrugën e integrimit evropian të shtetit të Kosovës”, thotë kumtesa.

“Në takimin me Vetëvendosjen Presidenti Meta i përgëzoi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit dhe theksoi rendësin e jashtëzakonshme që ka roli i opozitës në demokraci për të rritur përgjegjësin dhe cilësinë e qeverisjes në vend dhe për të afruar një alternative më të mirë për të ardhmen. Presidenti Meta theksoi rolin e opozitës dhe të Vetëvendosjes në Kosovë për të kontribuar në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës përmes bashkëpunimit dhe konsensusit edhe me mazhorancën për çështjet me madhore që kanë të bëjnë më te ardhmen evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Shqipërisë.

Në takimin me liderin e LDK-së ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie, “Meta shprehu vlerësimin për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të LDK-së për gjithë këto dekada për pavarësinë e Kosovës, konsolidimin e demokracisë, dhe shprehu besimin se edhe pse një opozitë mjaft aktive, LDK me përvojën e saj do te kontribuojë për të bashkëpunuar me mazhorancën aktuale rreth çështjeve më madhore që lehtësojnë progresin në rrugën euroatlantike të Kosovës”, thotë njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here