Politika gjenocidale Sllavo-Helene mbi Kombin Shqiptar në njerëz dhe territore,vendimet makabre të fuqive të mëdha

0

Shkruan : Ma. sc.  Izet Shala

Të nisem nga fjala e plakut të Vlorës se ,,Fatet e kombeve të vogla dalin nga  dyert e tragjedive të mëdha”

Koherenca e këtyre politikave gjenocidale, sa do që ka kaluar më shumë se një shekull e tri dekada nuk ka ndryshuar për asnjë nuancë në këtë fillim shekull të ri,por vetëm kanë përsosur metodat dhe mjetet për të kryer asimilim  të përmasave  edhe më të mëdha mbi kombin shqiptar dhe territoret e tij,kurse fuqitë  vendimmarrëse  arsyetohen në emër të ndryshimeve  demokratike dhe lëvizjes  së lirë të njerëzve dhe kufijve të parëndësishëm.

   Se nuk ka qasje pozitive të sllavo –Helenëve  ,rreth kombit shqiptar dhe trojeve të tij sikurse hapi tejet i vogël i vendimmarrësve botëror,në raport me çështjen tonë,kur i shfletojmë dhe i përballim  argumentet historike ,që nga periudha e 1878 e deri më sot,del në sipërfaqe se është vepruar  dhe dëmtuar rëndë territori shqiptar dhe qenia e tij.

     Edhe pse populli shqiptar,asnjëherë të vetëm ,nuk bëri luftëra pushtuese,por vetëm mbrojtëse dhe çlirimtare si:Në dy luftërat botërore dhe ato çlirimtare nga pushtuesit helen dhe  sllav, përfundimet fuqitë  vendimmarrëse vendosen vendime ,

 poshtëruese dhe  humbëse në territor,njerëz dhe fushat tjera  të  kombi kombit shqiptar.

   Argumentet historike ,flasin  se përmasat shfarosës kanë, tregues të trishtshëm, nëpër kohë dhe epoka që kaluan shqiptarët deri sot.

     Sipas Shoqatës  së ,,Imamëve Muslimanë”,janë gjetur,, 21000 varre individual, dhe 5 mijë varreza masive,kurse sipas shtypit ndërkombëtar të kohës,janë masakruar 25000 shqiptarë .Sllavo-helenet,kanë  vrarë15000 shqiptarë ,po t’u referohemi qyteteve,të vrarit janë: Prishtinë 5000,Kumanovë,Shkup 5000,Ferizaj 1200. Prizren 700,Tivar  4300 ,Trogir 1000,Gjilan 8000 Pejë3600,Mitrovicë2000,Gjakovë800,Rahovec700,Suharekë400,Preshevë600,,në trojet shqiptare nen Mal të zi 7400,,në trojet shqiptarë   nën Maqedoni shqiptar 8400 ,kurse ne Çamëri,Helenet vranë  mbi 5000  e debuan puthajse te tërë nga shtëpitë e veta  shqiptare .Po t’u referohemi burimeve  të vërtetuara  del se mbi 1,200.000. shqiptarë  të të gjitha moshave  u ekzekutuan ne forma të ndryshme(Mr. Ismail Berisha,libri. Shipëria Bregdetare dhe Kontinentale,Rrethanat historike. Dhe në luftën e fundi mbi 12000 mijë veta.(Mr.Sadik Krasniqi,libri,Mbi Ushtrinë Çlirimtare).                                             

      Procesi që po zhvillohet për zgjidhjen e shumë çështjeve ,pa dyshim se çështja më e rëndësishme e pazgjidhur  mbetet çështja shqiptare,mendja më thotë se shqiptarët me vetëdije apo pa të,vonohen në veprim të shtrimit për zgjidhje të çështjes së vet si të unifikuar. Ne mendojmë se mënyra se si po trajtohet  është plotësisht e gabuar,pasi ajo po parcializohet dhe për këtë përgjegjësia bije  mbi faktorët relevant te popullit tonë që udhëheqin në këtë kohë,në mbarë territoret shqiptare  dhe dy shtete  tona.

         Qenia jonë edhe sot, provokohet rëndë  dhe i mohohet çdo e drejtë  njerëzore,si nga ajo me themelorja ,për jetë e shkollim e deri të liria kombëtare,japim mendimin se është koha të formulojmë kërkesën tonë si komb dhe të bashkojmë akademinë tonë kombëtare për të hartuar strategjinë për zgjidhjen e çështjes  shqiptare.

 E drejta historike.

          Po të ballafaqojmë këtë  të drejtë që është e jona ,me  atë të drejtë që thirren sllavo-helenet,është aq e pa rezistueshme  në këtë kontekst sa  do të del qesharake. Ky pohim qëndron ne faktin se serbet,themeluan shtetin  e tyre në. Rashkë, kurse në këto troje zbresin pas shekullit XII(pas viti 1180),ku atëherë Kosova ishte nën pushtetin Bizantin.

       E drejta historike e Kosovës është  shumë më e vjetër sepse janë edhe pasardhës të ilirëve.

E drejta etnike.

     Megjithëse e kemi të drejtën historike edhe  të drejtën etnike  mbi trojet shqiptare si nën Malin e zi,Maqedoni, Serbi,Greqi,shqiptaret nuk e shpallin këtë të dejtë si argument te drejt dhe bazik.

Kjo e drejtë etnike ,është  e gjallë e plotfuqishme dhe vepruese në gjithë trojet autoktone  që ende gjinden të pushtuara. Me gjithë preferencat e politikave aktuale ,për ndërrim të popullsisë edhe sot ,populli ynë është me shumicë dërmuese  në trojet e veta.,kjo e drejt etnike nuk është  vetëm sot ajo ishte edhe dje.

 E drejta e bashkimit

Nuk ka dyshim se argumente e sipërthëna për çdo mendje,historike,etnike,etike,juridike e dëshmojnë të drejtën  e shqiptarëve të vendosin vet për fatin e tyre.

     Këto argumentojnë fuqishëm dhe legjitimojnë të drejtën tonë sovrane,historike,sepse jemi me të lashtët në Gadishullin Ilirik,kemi të drejtën etnike,sepse jemi shumicë dërrmuese,në këto troje,jemi të shkëputur nga trungu dhunshëm dhe barbarisht jemi ndaluar  që ta realizojmë këtë të drejtë. Edhe sot në Gadishulli Ilirik jemi popull i ndarë dhe në okupacion nga sllavo- helenet.

         Secila njësi e trojeve tona kufizohet me trungun amë  dhe atë në thellësi  te mëdha  që shkojnë nga 200 deri në 400 km katror  këndej  trungut ,kanë identitet  të forte  dhe kulturë origjinale  dhe të zhvilluar me trendët e kohës.

     Sa do që duket për shumë kë kjo e drejt e parealizueshme,kërkesa për zgjidhjen e çështjes shqiptare,përmes bashkimit mbarëshqiptar,sot duket politikisht,ekonomikisht,juridikisht dhe tekno-logjikisht shumë e mundshme dhe e drejtë.

     Me këtë zgjidhje,të çështjes shqiptare, mënjanohen mosmarrëveshjet shekullore  të së kaluarës dhe të së ardhmes  në gadishullin Ilirik(Ballkanit) .

    Me këtë zgjidhje shpaguhet një e padrejtë e madhe që iu ka bërë popullit shqiptar.

   Me këtë zgjidhje pastrohet ndergjegjëja e vendeve vendimmarrëse të vendimeve të gabuar në dëm të kombit shqiptar.

    Me këtë zgjidhje të drejtë shqiptare do të liroheshin sllavo-helenet,prej peshës së rëndë që i shkaktuan popullit shqiptar me shekuj dhe që ende po i shkaktojnë .  

     Literatura:

  1. Strategjia e Bashkimit Shqiptar, autor  Rexhep Qosja

2)  Shqipëria bregdetare dhe Shqipëria Kontinentale Mr. Ismail Berisha.

     3)     Revista Çlirimi: autor Izet  shala ( vitet,2004,2006.2007,faqet,4,7,11).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here