Policja ka përqafuar një grua të mbuluar në Danimarkë, nisin hetimet

0

Një police në Kopenhagë është vënë nën hetim pasi përqafoi një grua të veshur me nikab, konfirmoi organi i ankesave të policisë.

Përqafimi ndodhi gjatë protestës kundër mbulesës së fytyrë në Danimarkë më 1 gusht të këtij viti, ditën kur huqi në fuqi ligji i ri.

Fotoja e përqafimit që u kap nga një fotograf i Reuters, zemëroi Partinë Liberale kundër emigracionit dhe jo vetëm, të cilët bënë ankesa në polici.

Ligjvënësi i Partisë Liberale Marcus Knuth, tha se fotoja ka shkaktuar debat shumë të ndjeshëm politik, duke shtuar se ajo nuk mund të përsëritet më.

Ai shtoi se roli i policisë është të “zbatojë ligjin, të mos përqafojë njerëzit që janë kundër tij”. Megjithatë, ai pranoi se nuk ishte i sigurt nëse gruaja ishte përqafuar nga keqardhja ose ishte sëmurë.

Avokati i policisë ka thënë se ankesat janë “absurditet i plotë”, dhe se klienti i tij ka vepruar në mënyrë të përshtatshme brenda rolit të saj si “oficer i dialogut”. Gruaja e veshur me niqab duket se ishte duke qarë në foto.

“Siç tha klienti im, nëse do të kishte qenë ndonjë person tjetër në të njëjtën situatë, do të bënte të njëjtën gjë, prandaj nuk ka të bëjë pse ajo ishte e veshur me niqab”, tha avokati Torben Koch.

Emri i policit nuk është bërë publik, por Reuters ka raportuar se ajo është një “femër e bardhë” dhe me origjinë daneze.

Ndalimi i mbulimit të fytyrës në Danimarkë u propozua nga koalicioni i qendrës së djathtë në vend.

Ata që shkelin ligjin rrezikojnë një gjobë prej 1.000 kronerësh (135 euro), dhe shkelësit që përsërisin “gabimin” dënohen me një gjobë prej 1,340 € ose edhe burg.

Ditën kur u mor fotografia e përqafimit, qindra gra dhe mbështetëse myslimane dolën në rrugët e Kopenhagës për të protestuar kundër kësaj lëvizjeje. Aktivistët e quajnë ndalimin diskriminues, duke besuar se ajo cenon lirinë e fesë, ndërsa të tjerë thonë se është e nevojshme për të mbështetur vlerat sekulare dhe demokratike të Danimarkës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here