Plaku 90 vjeçar jeton i vetëm në Keçekollë dhe as që mërzitet

0

Është ndër më të moshuarit në gjashtë fshatra përreth. 90 veçarit, i cili jeton në shtëpi i vetëm mes maleve të fshatit, i bën shoqëri vetëm gurgullima e ujit të lumit që ka pranë.

Hetem Halili, nga fshati Keçekollë, ka thënë se nuk do të largohet nga ky vend, pavarësisht që familja e tij, tashmë e një kohë të gjatë që janë shpërngulur.

“Këtu jam lindur, këtu jam rritur, këtu jam plakur. Edhe lufta kur ka qenë unë nuk jam larguar nga ky vend. Këtu kam jetuar. Mirë kaloj, por po më pengon që nuk po kam me kë të bëj bisedë. E kam televizionin e ai nuk po ma prish hiç qejfin. Deri të vdes nuk do ta lëshojë këtë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hetem Halili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here