Gjilanasit synojnë ta kenë një pranverë të suksesshme në Ipko Superligën e futbollit

Skuadra e Gjilanit sot ka arritur ta afrojë edhe një lojtar brenda ekipit, njofton klubi gjilanas, përcjell Gazeta Express.

Semir Hadžibulič sot ka firmosur kontratë me Gjilanijn deri në verën e vitit 2020.

“Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit vjen pas një përvoje në shumë klube rajonale dhe më gjerë, ku e kishte zhvilluar karrierën e tij mjaft të pasur futbollistike. Hadžibulič sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe, Kí Klaskvík”, njofton skuadra nga Ipko Superliga.

Gjilani e pati një vjeshtë të shkëlqyeshme duke arritur rezultate të kënaqshme, ndërsa synon të mbetet në pjesën e epërme të tabelës edhe në pranverë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here