Për 24 orë, 1.3 milionë kërkesa për biletë hyrëse në Kampionatin Botëror

0

 

Më 1 dhjetor u hodh shorti i fazës së grupeve për Kupën e Botës që mbahet në Rusi vitin e ardhshëm. Që nga ajo ditë, interesimi për të qenë pjesë e këtij Kampionati Botëror është rritur dukshëm. Madje këtë e konfirmon edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA. Pasi filloi raundi i dytë i shitjeve të biletave, FIFA mori hiç më shumë se 1.3 milionë (1,317,109) kërkesa për bileta nga tifozë anembanë Botës.Raundi i dytë do të vazhdoj deri më 31 janar 2018. Ndërsa, shtetet më të interesuar janë: Argjentina, Peruja, Meksika, SHBA-ja, Kolumbia, Brazili, Maroku, Egjipti, Kina dhe Polonia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here