Penalltia e diskutueshme kundër Juventusit, shton presionin te UEFA për sistemin e videoarbitrimit

0

Penalltia e diskutueshme në kohën shtesë që vendosi kualifikimin në favor të Realit Madrid në Ligën e Kampioneve ishte episodi i fundit që shton presionin te UEFA për sistemin e videoarbitrimit.

 Shumëkush pyet veten nëse 11 metërshi i Ronaldos do të jepej nëse syve të arbitrave do t’i shtoheshin edhe kamerat HD. UEFA kërkon kohë e bindur se teknologjia duhet të futet kur të ketë siguri se do të japë vërtet drejtësi. Por një organizëm më i lartë si FIFA, mendon që është gati, dhe këtë do ta prezantojë në Botërorin e ardhshëm në Rusi.

“Të marrim rezultate më të drejta është një çështje respekti për miliona tifozë dhe që ndikon direkt në zemrën e kësaj loje. Futbolli ka bërë hapa para me videoarbitrimin, por ende shqetësohem se kjo lojë mund të jetë subjekt i gabimeve vendimtare”, tha Infantino.

Sipas Infantinos, nuk ka nevojë për teste shtesë për sistemin VAR. “Universiteti i Loven ka analizuar teknologjinë në mbi 1 mijë ndeshje dhe rezultati është një mesatare saktësie 98,9%. Kemi detyrimin t’u japin arbitrave instrumentet që i ndihmojnë”./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here