Pas Akil Gjakovës edhe Loriana Kuka kampione evropiane

0

Pas Akil Gjakovës edhe Loriana Kuka është stolisur me medalje të artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Hungari.

Xhudistja kosovare triumfoi në kategorinë deri 78 kilogramë duke e mposhtur në finale gjermanen Christina Faber. Loriana paraprakisht në gjysmëfinale e kishte mposhtur italiane, Giorgia Stangherlini, derisa pa ndonjë vështirësi kishte fituar në çerekfinale kundër holandezes Ilona Lucassenin dhe në luftën e parë kundër hungarezes, Fanni Tothin. Pa dyshim se ky është një tjetër sukses për xhudon kosovare, sport i cili po na bën krenar me të arriturat e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here