Parlamenti dydhomësh zviceran voton pro parakalimit nga e djathta në autostradë

0

Parlamenti kërkon ta lejojë parakalimin e automjeteve nga e djathta në autostradë, shkruan 20min.ch. Kjo për të mundësuar qarkullim më të rrjedhshëm dhe më shumë vend në rrugë. Pas Dhomës Nacionale, të mërkurën kërkesa i është dorëzuar edhe Dhomës së Kantoneve.
Kërkesa erdhi si propozim nga anëtari i partisë FDP, Thierry Burkart, e cila kaloi me 30 kundrejt 8 kundër dhe një abstenim në Këshillin Federal.

Sipas ligjeve të deritanishme, parakalimi në të djathtë rrezikonte dënim me gjobë dhe marrjen e lejes së qarkullimit. Sipas rregullave të reja të Gjykatës Federale parakalimi lejohet, por me disa kushte – nëse kolona në të majtë është më e dendur dhe më e ngadalshme, përcjell albinfo.ch.

Parakalimi njëherë djathtas, njëherë majtas – mbetet e ndaluar

Këshilli Federal po punon që parakalimi në të djathtë të lejohet vetëm në autostrada. Ndërsa parakalimi i menjëhershëm manovrues- njëherë djathtas, më pas majtas – do mbetet i ndaluar.

Burckart e ka përshëndetur parlamentin zviceran për mbështetjen që i ka dhënë mocionin të tij, duke shtuar se kjo do e lehtësonte qarkullimin rrugor nga 5 deri 10 përqind.

Vetëm se disa detaje duhet të sqarohen akoma – përshkak të distancës që duhet të respektohen mes veturave. Deri në përpilimin dhe zbatimin përfundimtar të rregullores me gjasë duhet të pritet deri pranverën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here