Parisi mbrëmë dukej si zonë lufte, teksa festohej kualifikimi në finale(FOTO-VIDEO)

0

Parisi mbrëmë dukej si zonë lufte. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të festuar fitoren e ekipit të tyre në Kupën e Botës dhe kalimin në finale. Për fat të keq, festimet e mëdha u përshkuan edhe me trazira.

Sipas raporteve të agjennsive janë gjuajtur raketa, fishekzjarre, dhe në fund kishte edhe konflikte me policinë. Tifozët kanë hedhur gurë, shishe drejt policisë dhe konflikti rrugëve të Parisit ka vazhduar për disa orë.

Në fund policisë i është imponuar edhe përdorimi i gazit lotsjellës. Ndonëse ishte angazhuar e gjithë forca policore në dispozicion kjo nuk ishte e mjaftueshme për të frenuar tifozët e dhunshëm në rrugët kryesore të Parisit që e shndërruan atë në një fushëbetejë, raporton BBC.

Kombëtarja franceze e futbollit mbrëmë u bë finalist i parë i Kupës së Botës, pasi duke qenë në gjysmëfinale në Shën Petersburg mposhti Belgjikën 1-0 (0-0), me golin e Samuel Umtiti në minutën e 51-të./Portali Online/

French fans clash with riot police following celebrations after France won 1-0 the FIFA World Cup semi-final France v Belgium football match on the Champs Elysees in Paris, France on July 10, 2018., Image: 377480973, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Abaca

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here