Paris Hilton: Vitin tjetër martohem

0

“Vitin tjetër do martohem. Më parë preferoja të rrija vetëm, por kur kam takuar Chris (Zylka) kuptova se ishte burri i duhur për mua.”

Këto fjalë kanë dalë nga Paris Hilton në një intervistë ekskluzive për të përjavshme italiane “Chi e cila del sot më 31 tetor në treg.

“Ëndërroj një martesë shumë të bukur me një fustan romantik. Më pas do doja fëmijë: fillimisht një vajzë, të cilën do ta quaj London, e më pas një djalë, që do doja ta quaja Milan…në fund të fundit unë quhem Paris!

Kam që në adoleshencë që punoj shumë fort, kam ndërtuar një perandori dhe tani dua t’i dedikohem vetes”.

E pyetur për ‘luftën e vështirë’ me Kim Kardashian, sipërmarrësja dhe trashëgimtarja përgjigjet kështu: “Njihemi që kur ishim dy vjeç, nënat tona janë shoqe të ngushta… Mediat amerikane sajojnë shumë histori”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here