Paraqitet rasti i parë i dopingut në Pyeongchang

0

Zakonisht në Lojëra Olimpike, kemi raste kur sportistët kanë dal pozitiv për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.

Po ashtu edhe kësaj radhe Lojërat Olimpike në Pyeongchang, nuk bëjnë përjashtim, ku është konstatuar se sportisti japonez, patinatori Kei Saito ka përdorur substancat e ndaluara acetalozamide.

Agjentët e antidopingut, i kanë kërkuar japonezit që duhet ta lëshoj kampin Olimpik, pasi është përjashtuar nga garat.

Ky rast, shënon edhe të parin rast me doping në Pyeongchang, pasi analizave të bëra, ku dihet se të gjithë sportistët kanë kryer testet para fillimit të Lojërave Olimpike.

Patinatori 21 vjeçar deklaroi se, do të luftojë për të provuar pafajësinë e tij, pasi ai nuk ka pranuar që ka përdorur këtë substancë të ndaluar dhe ndjehet i çuditur me rezultatet që i janë prezantuar. /Insporti.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here